Flash

Cili është kuptimi i tatuazheve të Billie Eilish që prej vitesh ka refuzuar të flas (VIDEO)

Lapsi.al 2 December 2021
Cili është kuptimi i tatuazheve të Billie Eilish që prej

Billie Eilish më në fund po flet për tatuazhet që ka, për të cilat ka refuzuar të flasë për vite me radhë!

Pasi deklaroi në vitin 2020 se fansat "nuk do t'i shihnin kurrë" tatuazhet e saj, këngëtarja, tha se ajo "gënjeu" gjatë pjesës së "Same Interview" me Vanity Fair.

“Tani kam tre tatuazhe. Kam një këtu ku shkruhet ‘Eilish.’ Po! E dua veten”, tha Eilish duke drejtuar gishtin nga kraharori i saj.

"Kam një këtu, ky djalë i madh këtu (një dragua)," shtoi muzikantja, duke bërë me shenjë në anën e djathtë të kraharorit të saj.

"Djali i madh" është me të vërtetë i madh, i shtrirë deri tek pjesa e këmbës.

"Dhe më pas, sapo kam pak kohë më parë, disa zana që janë tek një libër që e kisha në fëmijëri - një libër i vogël me zana të quajtura "Fairyopolis", vazhdoi fituesja e Grammy, duke treguar tatto-n në dorën e majtë. "Ata janë si zanat e mia të vogla të mbrojtëse."

“Kam disa ide të tjera. Për momentin, ndihem mjaft i kënaqur.", tha ajo, duke shtuar se mamaja e saj “i urren” tatuazhet.

https://www.youtube.com/watch?v=_wNsZEqpKUA

Të këshilluara

Një tjetër film Magic Mike

Channing Tatum dhe regjisori Steven Soderbergh do të ribashkohen për “Magic Mike’s Last Dance”, pjesa e tretë në sagën e striptistëve meshkuj të Warner Bros. ...

17:45

Princ William, i nevrikosur me BBC

Princi William është mjaft i irrituar që BBC-ja ka ndihmuar Netflix-in të ‘komercializojë’ intervistën Panorama të nënës së tij të ndjerë, Princeshë Diana, për ...

17:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI