Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

VOA: Varianti Omicron ishte në Europë para se të identifikohej në Afrikën e Jugut

Lapsi.al 1 December 2021
VOA: Varianti Omicron ishte në Europë para se të identifikohej

Provat e reja dëshmojnë se varianti omicron i koronavirusit ishte i pranishëm në Evropën Perëndimore shumë përpara se rastet e para të identifikoheshin zyrtarisht në Afrikën e Jugut. Autoritetet në Holandë thanë se zbuluan variantin në mostrat e testeve të kryera që me 19 nëntor, një javë të plotë përpara rasteve pozitive të zbuluara të premten e kaluar midis udhëtarëve që arritën në Amsterdam, me një fluturim nga Afrika e Jugut. Zyrtarët shëndetësorë në Japoni dhe Francë konfirmuan gjithashtu rastet e tyre të para me omicron të martën, duke iu bashkuar një liste në rritje të vendeve ku përfshihen Britania, Kanadaja, Skocia, Australia, Austria, Spanja dhe Suedia. Shfaqja dhe përhapja e shpejtë e variantit omicron, bëri që Stephane Bancel, shefi ekzekutiv i gjigantit farmaceutik Moderna, të paralajmërojë të martën në një intervistë me The Financial Times, se vaksinat ekzistuese kundër COVID-19 mund të jenë më pak efektive kundër variantit të ri, në krahasim me deltan dhe variantet e mëparshme.

Paralajmërimi i zotit Bancel shkaktoi shqetësime të reja në tregjet financiare në botë.

Por shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit, i cili zhvilloi një vaksinë me dy doza në bashkëpunim me prodhuesin e ilaçeve, AstraZeneca, lëshuan një deklaratë të martën duke thënë se vaksinat aktuale “kanë vazhduar të ofrojnë nivele shumë të larta mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda dhe nuk ka asnjë provë deri më tani që omicron është ndryshe”. Në deklaratë thuhet po ashtu që nëse është e nevojshme, ekzistojnë “mjetet dhe mundësitë për zhvillimin e shpejtë të një vaksine të përforcuar kundër COVID-19”.

Emer Cooke, shefi i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), rregullatori i barnave për Bashkimin Evropian, gjithashtu u përpoq të jepte një notë sigurie, duke u thënë ligjvënësve të BE-së në Bruksel se vaksinat aktuale janë ende në gjendje të përballen me variantin omicron, por nëse duhen ndryshime, do të nevojiten deri në katër muaj për të miratuar versionet e reja për përdorim në bllokun 27-vendesh. Mesazhet e përziera të së martës vijnë një ditë pasi Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se “shumë prej nesh mendojnë se kemi mbaruar punë me COVID-19. Por, virusi nuk ka mbaruar punë me ne”.

OBSH-ja tha se rreziku i përgjithshëm global në lidhje me variantin omicron “vlerësohet si shumë i lartë” edhe pse nuk është raportuar asnjë vdekje e lidhur me të. Kërcënimi nga varianti i ri bëri që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, të rekomandojnë të hënën që të gjithë të rriturit të marrin vaksina përforcuese.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Ulen temperaturat

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të kthjellëta por të ftohta do të mbizoterojne kushtet e motit në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës, KU në zonat malore do ...

07:48

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI