Flash

Ukraina e trembur/ Kërkon ndihmën e NATO-s: Moska nis trupa të tjera në kufi

Lapsi.al 1 December 2021
Ukraina e trembur/ Kërkon ndihmën e NATO-s: Moska nis trupa të

Ukraina i kërkoi NATO-s të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Kievin dhe të përgatisë sanksione ekonomike në kuadër të masave për të parandaluar sulmet e Rusisë ndaj saj. Krerët e aleancës veriatlantike janë mbledhur në Letoni ndërkohë që sa vjen e shtohen shqetësimet rreth pranisë ushtarake ruse në afërsi të kufirit ukrainas. “Ne besojmë se nëse bashkojmë forcat, nëse veprojmë në mënyrë të koordinuar, do të arrijmë ta frenojmë presidentin rus, Vladimir Putin dhe ta demotivojmë atë nga zgjedhja e skenarit më të keq, që është operacioni ushtarak”, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në samitin e Rigës. Shefi i diplomacisë daneze, Jeppe Kofod, tha se çdo lloj operacioni ushtarak që do të mund të rrezikonte sovranitetin e Ukrainës, do të ketë pasoja të rënda, dhe shtoi se vendi i tij do të jetë i gatshëm të përgjigjet me sanksione të ashpra.

Komentet e Kofodit ishin në linjë me paralajmërimet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe të ministrave tjerë të Jashtëm të bllokut të NATO-s, të cilët në ditën e parë të takimit, të zhvilluar në 30 nëntor, e bene te qartë se Rusia do ta paguajë shtrenjtë agresionin ushtarak kundër Ukrainës. Por si për të sfiduar të tilla paralajmëroi, një ditë më vonë, Moska nisi stërvitjen me trupa dhe armatime të rënda në kufi.Sipas autoriteteve ruse, kjo është një stërvitje e rregullt që zhvillohet çdo vit në këtë periudhë, në rajonet e jugut, në kufi me Ukrainën. Në të po marrin pjesë më shumë se 10 mijë trupa, të zhvendosur në të gjithë zonën.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se stërvitja gjigante do të zhvillohet edhe në Krime, gadishullin në Detin e Zi të aneksuar nga Ukraina në vitin 2014, por edhe në krahinën ruse ngjitur me Donbasin, një krahinë në lindje të Ukrainës ku kontrollin e kanë separatistë të mbështetur nga Rusia.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI