Flash

Sapo ishte kthyer nga Italia, e reja zhduket në Tiranë

Lapsi.al 1 December 2021
Sapo ishte kthyer nga Italia, e reja zhduket në Tiranë

Një vajzë e re në Tiranë rezulton e humbur prej disa ditësh. Babai i 24-vjeçares ka kallëzuar të martën në polici se vajza i është kthyer nga Italia, por në shtëpi nuk ka ardhur. Sipas dëshmisë së babait, e reja me iniciale XH.M., u kthye nga Italia më 27 nëntor, por nuk u kthye asnjëherë në shtëpi.

Nuk dihet se ku mund të jetë vajza apo nëse ka ndodhur gjë me të.

“Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI