Flash

Park Hae-soo i “Squid Game”,së shpejti në serialin “La Casa de Papel”

Lapsi.al 1 December 2021
Park Hae-soo i “Squid Game”,së shpejti në serialin

Pasi luajti në një nga serialet më të mëdha televizive të Netflixit ndonjëherë – sensacioni global “Squid Game”, aktori Park Hae-soo po kthehet me një projekt të ri kinematografik.

Aktori 40-vjeçar korean, i cili luajti rolin e Cho Sang-woo në “Squid Game”, ka nënshkruar një kontratë të re për versionin aziatik të serialit “La Casa de Papel”, thuhet sipas Deadline. Adaptimi i serialit origjinal spanjoll u njoftua në nëntor të vitit 2020, megjithëse është e paqartë se kur mund të publikohet.

Seriali origjinal i “La Casa de Papel (Money Heist)” solli historinë e një grupi të pazakontë hajdutësh që kryen grabitjen më të madhe në historinë spanjolle, duke vjedhur 2.4 milionë euro nga Fabrika e prodhimit të parave “Mint” në Spanjë. Seriali ka gjithsej pesë sezone në Netflix, me katër episodet e fundit që do të publikohen më 3 dhjetor.

Netflix njoftoi kastin e “Money Heist Korea” në fund të marsit, megjithëse kaluan muaj përpara se seriali i tyre “Squid Game” të bëhej një sukses monumental.

Të këshilluara

Prince William godet sërish BBC

Princi William është mjaft i irrituar që BBC-ja ka ndihmuar Netflix-in të ‘komercializojë’ intervistën Panorama të nënës së tij të ndjerë, Princeshë Diana, për ...

13:59

Ozge Ozpirinci, nënë për herë të parë

Aktorja turke Ozge Ozpirinci është bërë sot nënë për herë të parë. Mediat turke raportojnë se aktorja 35-vjeçare ka sjellë në jetë një vajzë ditën e sotme në or...

19:03

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI