Flash

Kim dhe Kanye, një histori e vështirë për tu kuptuar, çifti sërish pranë njëri-tjetrit

Lapsi.al 1 December 2021
Kim dhe Kanye, një histori e vështirë për tu kuptuar,

Kim Kardashian dhe Kanye West u ribashkuan për nder të mikut të tyre të vjetër dhe stilistit të ndjerë Virgil Abloh, në eventin që Louis Vuitton mbajti për të pas vdekjes.

Kanye dhe Kim u panë në rreshtin e parë në prezantimin e veshjeve për meshkuj të Louis Vuitton 2022 në Miami të martën në mbrëmje me vajzën e tyre North ulur mes tyre. Para fillimit të shfaqjes, Kim postoi disa foto në Instagram Story, duke përfshirë një skulpturë rëre të Abloh dhe një tullumbace gjigante, të kuqe të markës Louis Vuitton.

Prezantimi shënon herën e parë që ish-çifti është parë publikisht së bashku që kur Kim filloi të takohej me komedianin e Saturday Night Live, Pete Davidson. Përveç North, Kim dhe Kanye kanë një vajzë, Chicago dhe djemtë Saint West dhe Psalm. Që kur Kim paraqiti kërkesën për divorc nga reperi në shkurt, ish-çifti është fokusuar në bashkëprindërimin në mënyrë paqësore.

Louis Vuitton njoftoi se koleksioni i fundit i veshjeve për meshkuj të Abloh në Miami do të jetë një tribut i jetës dhe trashëgimisë së një gjeniu krijues. Shfaqja u mbajt në Stadiumin Detar të Miami. Të pranishmit morën një traget në vendin e ngjarjes rreth dy orë para fillimit të prezantimit

Të këshilluara

Ozge Ozpirinci, nënë për herë të parë

Aktorja turke Ozge Ozpirinci është bërë sot nënë për herë të parë. Mediat turke raportojnë se aktorja 35-vjeçare ka sjellë në jetë një vajzë ditën e sotme në or...

19:03

Kanye West dëshiron një fillim të ri

Duket se Kanye West dëshiron një fillim të ri në Instagram. Reperi 44-vjeçar ka fshirë të gjitha fotot dhe videot nga faqja e tij në Instagram. Nuk është e qart...

14:54

Bradley dhe Irina, mundësi për rikthim

Bradley Cooper dhe Irina Shayk u shfaqën së bashku me vajzën e tyre 4-vjeçare Lea, pasi ndezën spekulimet se romanca e tyre është rikthyer. Ish-çifti, i cili fi...

15:12

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI