Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”, Lezha, Dibra dhe Tirana me nivelin më të lartë të personave që nuk duan punë

Lapsi.al 30 November 2021
Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”, Lezha, Dibra

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin. Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u rritën me ritme të larta gjatë pandemisë, por edhe pas kalimit të valës së dytë, fenomeni mbeti i lartë sidomos në qytetet e Tiranës, Dibrës dhe Lezhës, raportoi INSTAT, ndërsa në disa qarqe si Gjirokastra dhe Korça, shkalla e riaktivitetit u rrit më tej pas karantinës.

Qyteti i Lezhës u rendit i pari për nivelin e lartë të inaktivitetit të popullsisë në moshë pune në tremujorin e dytë të vitit. INSTAT raportoi se 55% e popullsisë në moshë pune nuk janë në kërkim të punës në tremujorin e dytë të vitit 2021, ky tregues ishte 60% në të njëjtën periudhë të vitit 2020, dhe 45.7% në vitin 2019 (Popullsia jo-ekonomikisht aktive përfshin të gjithë personat të cilët nuk janë klasifikuar si të punësuar ose të papunë – pra, nxënës/studentë, shtëpiakë, në pension, të paaftë, të papunë të dekurajuar).

Pas Lezhës, Dibra rendit e dyta për nivelin  e lartë të inaktivitetit me 51% të popullsisë në moshë pune. Inaktiviteti në Dibër gjatë këtij viti rezultoi më i lartë se gjatë pandemisë ku u raportuan 50.2% e popullsisë në moshë pune inaktive. Tirana vjen e treta në renditje për nivelin e lartë të inaktivitetit, me 44% të popullsisë në moshe punë që nuk po kërkon punë, nivel i njëjtë tremujorin e dytë 2020, ku ishte kulmi i masave kufizuese. Në anën tjetër, Gjirokastra është qarku me nivelin më të ulët të inaktivitetit me vetëm 29,9% të popullsisë në moshe pune me rritje gati dy pikë në krahasim me periudhën e karantinës ku popullsia inaktive ishte 27.8%.

Më tej Elbasani renditet i dyti për shkallën e ulët të inaktivitetit, me 32.7% të popullsisë në moshë pune në tremujorin e dytë 2021 me një rënie gati 7 pikë përqindje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 kur ishin karantina totale. Korça gjithashtu është një nga qarqet me nivelin më të ulët të popullsisë inaktive me vetëm 34.5% të personave në moshë pune, me një rritje të 3 pikë përqindje në raport me periudhën e karantinës. Treguesit e inaktivitetit në tregun e punës vijnë paradoksalë në disa qarqe, pasi  vërehet rritje në raport me periudhës e mbylljes totale në tremujorin e dytë 2020.

Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare kohët e fundit ka analizuar se, statistikat e punësimit fshehin fenomenin e emigracionit. P.sh. një pjesë e madhe e uljes së papunësisë para pandemisë i atribuohej niveleve të larta të emigrimit që zbrazi popullsinë e papunë dhe liroi vendet e punës për pjesën tjetër. Pavarësisht nivelit të lartë të inaktivitetit, shumë biznese që shfrytëzojnë krahun e lirë të punës si fasoni, ndërtimi dhe Bujqësia po vuajnë mungesën e punonjësve./Monitor

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI