Flash

Kanye West merr vendimin drastik pas deklaratave të bujshme

Lapsi.al 30 November 2021
Kanye West merr vendimin drastik pas deklaratave të bujshme

Duket se Kanye West dëshiron një fillim të ri në Instagram. Reperi 44-vjeçar ka fshirë të gjitha fotot dhe videot nga faqja e tij në Instagram.

Nuk është e qartë nëse ai planifikon të kthehet te 9.5 milionë ndjekësit e tij, pasi llogaria e tij është ende aktive. Kjo nuk është hera e parë që West bën një veprim të tillë në platformën e mediave sociale që kur u bashkua për herë të parë në Instagram në vitin 2016.

Pasi fshiu llogarinë e tij disa herë, ai u kthye në korrik të këtij viti përpara publikimit të albumit të tij të 10-të në studio, Donda. Ndërsa arsyeja e ndërprerjes së tij më të fundit është e paqartë, ajo vjen vetëm disa ditë pasi ai ndau një lutje 5-minutëshe të Ditës së Falënderimeve të enjten, duke deklaruar se dëshiron të ribashkohet me Kim Kardashian, me të cilën ka katër fëmijë: North, Saint, Chicago, dhe Psalm. Themeluesja e  SKIMS, 41 vjeçe, bëri kërkesë për divorc në shkurt pas gati shtatë vitesh martesë.

“Gjithçka për të cilën mendoj çdo ditë është se si ta bashkoj familjen time dhe si ta shëroj dhimbjen që kam shkaktuar. Unë marr përgjegjësi për veprimet e mia”, tha Kanye ndër të tjera.

Pavarësisht postimeve të fundit të West (tashmë të fshira), romanca e Kim me yllin e Saturday Night Live, Pete Davidson, po vazhdon e pashqetësuar.

Të këshilluara

Kanye West dëshiron një fillim të ri

Duket se Kanye West dëshiron një fillim të ri në Instagram. Reperi 44-vjeçar ka fshirë të gjitha fotot dhe videot nga faqja e tij në Instagram. Nuk është e qart...

14:54

Bradley dhe Irina, mundësi për rikthim

Bradley Cooper dhe Irina Shayk u shfaqën së bashku me vajzën e tyre 4-vjeçare Lea, pasi ndezën spekulimet se romanca e tyre është rikthyer. Ish-çifti, i cili fi...

15:12

Homazhe në Fashion Awards për Virgil Abloh

Dizajnerët dhe të tjerw tw famshëm i bënë homazhe Virgil Abloh në The Fashion Awards në Londër kwtw tw hënë, ku artisti i Louis Vuitton dhe forca krijuese Off-W...

14:16

Veshjet më të bukura nga Fashion Awards 2021

Disa nga emrat më të mëdhenj të modës u mblodhën në Royal Albert Hall të Londrës për Fashion Awards 2021. Financuar nga Këshilli Britanik i Modës së bashku me T...

13:25

Elita Rudi rikthehet në televizion

Në fillim muajit Korrik, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Elita solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin më...

10:44

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI