Flash

Donaldi pranon publikisht pëlqimin ndaj Beatrix (VIDEO)

Lapsi.al 30 November 2021
Donaldi pranon publikisht pëlqimin ndaj Beatrix (VIDEO)
Donald Veshaj i ka dhënë fund dyshimeve. Ai ka një pëlqim ndaj Beatrix Ramosaj dhe kjo ka qenë e dukshme. Vetë aktori e ka pranuar publikisht diçka të tillë gjatë një bisede me Einxhelin. Donaldi ka thënë se ka pëlqim të madh ndaj saj dhe do që ta shijoj shumë këtë gjë. Pjesë nga biseda: Einxhel: Para se të hynim ne kemi dëgjuar një tjetër gjë, ajo mund të ndihet në siklet nga këto muhabete. Donaldi: E di. Gjërat e mia i kam sqaruar me të gjithë, mua ajo goca më pëlqen, më pëlqen shumë dhe unë dua ta shijoj shumë këtë gjë, nuk dua që ta vë në siklet. Kujtojmë që dyshja janë shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin, madje ditën e djeshme janë larë bashkë në dush dhe Donaldi e ka ndihmuar Triksën me flokët. Ata kanë qëndruar gjatë të përqafuar me njëri-tjetrin, teksa Donaldi nuk i ka ndalur përkëdheljet ndaj saj gjatë mbrëmjes së djeshme. Jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë afrimitet mes tyre, pasi një pjesë e madhe e ndjekësve besonin se Donaldi ishte ende i dashuruar me Borën, pasi ai e puthi kur ajo hyri në shtëpinë e Big Brother Vip dhe më pas ai u kujdes që t’i jepte asaj varësen e tij për përvjetorin e lidhejs së tyre. Bora e ka mbajtur varësen dhe madje ka postuar foto me të, duke lënë të kuptohej se çifti mund të ishte ribashkuar, por për Donaldin me sa duket gjërat nuk janë më njëlloj.

Të këshilluara

Elita Rudi rikthehet në televizion

Në fillim muajit Korrik, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Elita solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin më...

10:44

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI