Flash

Bradley Cooper zbulon se është kërcënuar me thikë në një metro

Lapsi.al 30 November 2021
Bradley Cooper zbulon se është kërcënuar me thikë

Bradley Cooper ka zbuluar se është kërcënuar me thikë, në një metro të NYC-së gjatë rrugës për të marrë vajzën e tij, Lea, në 2019-ën.

“Unë ecja nëpër qytetin e Nju Jorkut gjatë gjithë kohës me këto kufje - kjo ishte para pandemisë - isha në metro në 11:45 për të marrë Lea-n në qendër të qytetit në shkollën ruse dhe aty ndodhi”, tha aktori 46-vjeçar.

“Ishte goxha çmenduri. Aty e kuptova se e kisha tepruar duke ecur rehat nëpër qytet.”

Bradley vazhdoi: “Roja ime ishte pushim… Thjesht po ecja deri në fund të metrosë. Ndjeva se dikush po vinte. Mendova, 'Oh, ata duan të bëjnë një foto ose diçka tjetër.' Kur u ktheva pashë dikë me një thikë.”

Aktori i "A Star Is Born" e përshkroi armën si një "thikë të bukur" me "disa histori" pas saj.

“Nuk e mbaj mend çfarë muzike po dëgjoja në ato momente. Shikoja sytë e personit dhe jam çuditur se sa i ri ishte,"-tha ai.

Pavarësisht se është mësuar të mos vrapojë kurrë nëse dikush i afrohej me armë, ylli i "Hangover" instinktivisht nxitoi për të dalë nga stacioni.

“Vrapova, u fsheha rreth hyrjes së bardhë të metrosë me pllaka dhe nxora telefonin,” tha ai. “. I bëra një foto. Pastaj ika drejt shkallëve. Ai filloi të vraponte në 7th Avenue. I bëra edhe dy fotografi të tjera.”

Më pas, Cooper thirri dy oficerë policie aty pranë për t'u treguar atyre se çfarë ndodhi.

Ata më pyetën: 'a je goditur me thikë', unë ju përgjigja: 'jo, jo jam mirë', polici vazhdoi: 'mund të jesh goditur dhe nuk e kupton, se pas sulmeve me thikë njerëzit mund të kalojnë në shok.'

"Unë pashë nëse ai kishte të drejtë ... Dhe pastaj u ktheva në metro dhe mora vajzën time."

Cooper ndan vajzën e tij 4-vjeçare, Lea De Seine, me ish-partneren e tij prej shumë kohësh, Irina Shayk. Ata qëndruan bashkë për katër vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2019. Cooper ndan vajzën e tij 4-vjeçare, Lea De Seine, me ish-partneren e tij prej shumë kohësh, Irina Shayk. Ata qëndruan bashkë për katër vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2019.

Të këshilluara

Elita Rudi rikthehet në televizion

Në fillim muajit Korrik, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Elita solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin më...

10:44

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI