Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Vuçiç: Kjo gjë më bindi që nuk duhet ta njohim Kosovën

Lapsi.al 29 November 2021
Vuçiç: Kjo gjë më bindi që nuk duhet ta njohim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbrëmë ripërsëriti se BE-ja nuk ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se do të votonte pro në një referendum paqësor e demokratik për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Vuçiç tha se ndërkombëtarët do t’i thonin Serbisë se nuk po e harron të kaluarën në rast se do të kërkonte bashkim me Republika Srpskan.

“Imagjinoni që njëri prej nesh tha që Republika Srpska dhe Serbia duhet të bashkohen. Pyetja ime është a e dini se sa do të reagonin. Ata do të reagonin menjëherë. Pra, të njëjtën gjë do të na e shpjegonin për një sekondë se ne jemi njerëzit e së kaluarës dhe se ne jemi barra e Ballkanit për të sjellë kriza dhe gjithçka tjetër”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se për këtë arsye është i bindur se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por ai ka shtuar se është e rëndësishme që “ta dëgjojmë njëri-tjetrin edhe kur mendojmë ndryshe”.

“Kur filluam dialogun, të gjithë patën mundësinë, si sot, ta shprehin mendimin e tyre. Unë e di që nuk ishim ‘engjëj të bardhë’, por mendoj se një faktor i jashtëm ishte kyç për shkatërrimin e Jugosllavisë”, tha Vuçiç për TV Pink. Presidenti shtoi se e kupton se Serbia humbi në Kosovë gjatë viteve 1961-1991.

Të këshilluara

Shqipëria feston sot 77-vjetorin e Çlirimit

Këtë 29 nëntor shqiptarët përkujtojnë 77 vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Ç...

08:32

Parashikimi i motit: Java nis me shi

Sipas MeteoAlb: Duke filluar nga orët e para të ditës mbete mot i vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, po reshje dëbore në zonat malore, ku më...

07:53

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI