Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Presidentja Osmani: Serbia nuk dëshiron marrëveshje me Kosovën

Lapsi.al 29 November 2021
Presidentja Osmani: Serbia nuk dëshiron marrëveshje me Kosovën

Serbia nuk dëshiron të arrijë marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Kosovën, tha të hënën, 29 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa kërkoi përkrahjen e Sllovenisë nga homologu i saj, Borut Pahor në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike. Pahor është duke qëndruar për vizitë njëditore në Prishtinë, me këtë rast do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Osmani, pas takimit që kishte me presidentin Pahor, foli edhe rreth gjendjes në rajon dhe dialogut me Serbinë derisa shtoi se Serbia është duke e destabliziuar rajonin.

“Kosova ka qenë pala konstruktive në dialogun me Serbinë, por Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Andaj vetëm njohja reciproke duhet të jetë në qendër të këtij procesi. Fqinji ynë nuk e dëshiron një paqe në Ballkanin Perëndimor. Për këtë shpresoj që BE-ja të jetë e qartë me Serbinë. Serbia po vazhdon edhe përmes strukturave ilegale në veri të destabilizojë Kosovën”, tha Osmani.

Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë vazhdojnë të ekzistojnë, ndonëse një pjesë e tyre janë shuar vetëm në formë nominale. Këto struktura paralele mbështeten nga Beogradi. Serbia nga buxheti i saj për vitin 2021 ka ndarë 91.8 milionë euro për financimin e institucioneve paralele dhe aktiviteteve të saj në Kosovë.

Milionat e Serbisë për fuqizimin e strukturave paralele në Kosovë

Sipas Osmanit, edhe ndikimi rus paraqet një tjetër kërcënim për destabilizim të rajonit. “Për t’u luftuar këto tendenca destabilizuese, kemi nevojë për përkrahje të miqve tanë, kemi nevojë për përkrahje të Sllovenisë”, tha Osmani.

Sipas saj, Kosova nuk ka rrugë tjetër përpos integrimit euro-atlantik. Ajo përmendi se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, por Bashkimi Evropian është vonuar me këtë për Kosovën andaj kjo e dëmton kredibilitetin e BE-së.

Një vizë sa një rrogë   

Për vizat foli edhe Pahor, shteti i të cilit kryeson me presidencën e BE-së. Presidenti slloven u pajtua që BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën. Ndërkaq duke folur për dialogun me Serbinë, Pahor tha se palët duhet të lëvizin përpara.

“Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës. Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Pahor ka arritur në Kosovë një ditë pas vizitës në Beograd, ku po ashtu porositi se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel në kuadër të dialogut mes Prishtinës e Beogradit. Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

 

Zbatimi i marrëveshjeve, peng i rinegocimi

Dialogu u ndërpre disa herë për arsye të ndryshme. Por, së fundmi pengesë në dialog u bë, marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës. Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

Të këshilluara

Shqipëria feston sot 77-vjetorin e Çlirimit

Këtë 29 nëntor shqiptarët përkujtojnë 77 vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Ç...

08:32

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI