Flash

Italia i jep Giorgio Armani-t titullin më të lartë

Lapsi.al 28 November 2021
Italia i jep Giorgio Armani-t titullin më të lartë

Giorgio Armani mori Kryqin e Madh të Kalorësit në Palazzo del Quirinale në Romë, si nderimi më i lartë civil që Italia i bën këtij personi.

Ky vlerësim pasqyron karrierën e palodhur prej gjashtë dekadash të Armani-t në industrinë e modës dhe statusin e tij si një nga dritat kryesore të vendit në sektorët e modës, stilit të jetesës dhe luksit. Në një ceremoni private në një nga tre rezidencat zyrtare të presidentit italian, Sergio Mattarella-s, stilistit të famshëm italian iu dha në mënyrë specifike nderimi për shërbimet e tij ndaj modës dhe artit. “Ky titull ka një kuptim të veçantë për mua,” tha Armani pas ceremonisë. “Ai erdhi nga Presidenti ynë, i cili nuk është vetëm kreu i shtetit, por edhe një njeri me vlera, mendjehapur dhe me mirësi të padiskutueshme”. Rikujtojmë se Giorgio Armani ndihmoi Italinë edhe në luftën kundër koronavirusit.

Armani ka dhuruar 1.25 milionë euro donacione për spitalet dhe institucionet italiane.  Spitalet Luigi Sacco dhe San Raffaele dhe Instituti i Tumoreve në Milano si dhe ai Lazzaro Spallanzani në Romë përfituan nga ky dhurim zemërgjerë.

 

Të këshilluara

Beyonce uron Rita Ora-n për ditëlindjen

Këngëtarja e njohur Beyonce ka uruar së fundmi Rita Ora-n për ditëlindjen e saj. Përmes website të saj personal beyonce.com, Beyonce ka postuar një fotografi...

12:35

Jennifer Lopez: Dua të martohem sërish

Këngëtarja  Jennifer Lopez  ka folur së fundmi për filmin e saj të ardhshëm 'Marry Me'. E ftuar në 'Today' së bashku me këngëtarin e njohur Maluma, Jennifer ...

12:00

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI