Flash

Albumi i Adele, më i shituri në Angli dhe Amerikë

Lapsi.al 28 November 2021
Albumi i Adele, më i shituri në Angli dhe Amerikë

Albumi me titullin “30” i këngëtares britanike është albumi më shpejt i shitur për vitin 2021. Adele e publikojë albumin në 19 nëntor. Sipas “CNN” ajo ka shitur deri tani 660,000 kopje në tregun amerikan, ndërsa në javën e parë të lançimit 261,000 kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga më e njohur e albumit “Easy on Me” mban vendin e parë në renditje prej 3 javësh në billbordet britanike.

Adele është këngëtarja e vetme femër që ka pasur 4 albume të suksesshme radhazi. Albumi i shitur më shpejt i këngëtares nuk është ky aktuali, por ai i publikuar në vitin 2015. Ajo shiti 800,000 kopje në Mbretërinë e Bashkuar dhe 3.3 milion në SHBA.

Albumi pritet të mbajë vendin e parë në renditjet amerikane pas publikimit të këngëve. Ndërsa kënga “Easy on Me” mban vendin e parë si më e dëgjuara në SHBA. Albumi është mirëpritur nga mbarë kritika botërore. Adele deklaroi që albumin e krijoi që ti shpjegonte situatën e divorcit djalit të saj dhe që ishte afër zemrës së saj./abcnews.al

Të këshilluara

Lindsay Lohan, zyrtarisht e fejuar (FOTO)

Lindsay Lohan është zyrtarisht e fejuar. Ishte vetë aktorja ajo që konfirmoi lajmin e zyrtarizimit të lidhjes me partnerin e saj Bader S Shammas, përmes një ...

17:07

Beyonce uron Rita Ora-n për ditëlindjen

Këngëtarja e njohur Beyonce ka uruar së fundmi Rita Ora-n për ditëlindjen e saj. Përmes website të saj personal beyonce.com, Beyonce ka postuar një fotografi...

12:35

Jennifer Lopez: Dua të martohem sërish

Këngëtarja  Jennifer Lopez  ka folur së fundmi për filmin e saj të ardhshëm 'Marry Me'. E ftuar në 'Today' së bashku me këngëtarin e njohur Maluma, Jennifer ...

12:00

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI