Flash

Policia: Nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist

Lapsi.al 27 November 2021
Policia: Nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan

Tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit, kanë konfirmuar autoritetet e rendit në Kosovë. Të shtënat kanë ndodhur të premten, në orët e mbrëmjes.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Veton Elshani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se policia, tash për tash, nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist. Sipas tij, policia ka arsye për të besuar se "sulmin e ka kryer një person i vetëm".

Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se një person i plagosur në incident ndodhet në këtë spital dhe se gjendja e tij është stabile. Në vend të ngjarjes, përveç policisë, ka dalë edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kryeprokurori Blerim Isufaj ka thënë para mediave se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, porse ende nuk ka ndonjë të dyshuar. Ai ka thënë se në mesin e tre të vrarëve janë dy nxënës shkolle dhe shoferi i autobusit. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë thirrje që kushdo që ka informata për ngjarjen, të bashkëpunojë me autoritetet, në mënyrë që kryesi i veprës të dalë sa më shpejt para drejtësisë.

Autobusi ka qenë duke qarkulluar në relacionin Gjakovë - Deçan, në kohën kur kanë ndodhur të shtënat. Nuk është ende e qartë nëse autobusi ka qenë cak i të shtënave. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si "tronditëse" dhe i kanë ftuar organet e rendit që t'i zbulojnë autorët e krimit dhe t'i sjellin para drejtësisë. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka ndërprerë vizitën në Shqipëri për shkak të ngjarjes dhe se ka kërkuar nga Policia e Kosovës "angazhim dhe mobilizim maksimal", në mënyrë që autori i këtij "akti makabër" të arrestohet sa më parë./REL

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI