Flash

Çfarë duhet të dëshmojë Albini pas paradës me Gjergj Lucën

Lapsi.al 27 November 2021
Çfarë duhet të dëshmojë Albini pas paradës me

Koncepti që Rama çon përpara është ai i oligarkut. Me oligarkun, sipas Ramës, dhe vetëm me oligarkun, mund të arrihet Bashkimi Kombëtar, ose ai Evropian, ose ai Ballkanik, ç’rëndësi ka. Me oligarkun zhvillohet ekonomia, punësimi, arti, kultura, arsimi e mjedisi.

Oligarku i Ramës i ngjan Fitzcarraldos të Herzogut, i cili për të përmbushur komplekset e veta, donte të ndërtonte një teatër të Operas në xhunglat e Amazonës, ku kishte plantacionet e kauçukut. Kështu edhe Luca, ndërton surrogatë të Kinostudios në një shtet ku s’ka më kinematografi, dhe ndërton salla moderne kinemaje atje ku ka fabrikat e peshkut, larg qyteteve që kanë në fakt nevojë për kinema. Projekte si puna e atyre kinemave, janë thjesht mënyra për të shkatërruar kapitalin e grumbulluar për të fituar edhe më shumë (creative destruction i Schumpeterit plus conspicuous consumption i Weblenit), njësoj si blerja e jahteve superluksoze apo e anijeve kozmike nga trilionerët e botës. Nuk janë investime për të zhvilluar artin apo shkencën, sepse këto të fundit në thelb janë komunitare e jo private.

Rama synon të rekrutojë këdo në botëkuptimin e vet, mundësisht edhe Vetëvendosjen, apo Albin Kurtin. Sigurisht që nuk do t’ia dalë, pavarësisht se Albin Kurtit i duhet të flasë “si diplomat” edhe me Ramën, teksa vazhdimisht e pa u ndalur punon si patriot. Detyrë historike e Albin Kurtit megjithatë nuk është që të polemizojë me Ramën për simbolikat që Rama si organizator i përzgjedh, por është që të dëshmojë se në Kosovë mund të zhvillohet një shtet dhe një ekonomi me tjetër kahje, që ia jep prioritetin shoqërisë e qytetarit, dhe jo oligarkut.

Marrec nga Facebook i autorit Arber Zaimi

Të këshilluara

Raportet e vërteta të Bashës me SHBA-në

Prej më shumë se dy muajsh Lulzim Basha përdor SHBA-në si kalin e tij të betejës ndaj Sali Berishës. Fabula e tij është kjo: Sali Berisha është shpallur non-gra...

12:58

Leximi i pashmangshëm i Lea Ypit

Libri i Lea Ypit, “Të lirë: Të rritesh në fund të historisë”, është një xhevahir i rrallë letrar që të ngacmon thellësisht si emocionin, edhe mendimin. Autorja ...

16:21

Rruga se si Berisha mund ta shpëtojë PD-në

Sali Berisha, i nxitur në dukje nga shtysa thellësisht personale, ka filluar një luftë ndaj udhëheqjes së Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës. Është e paqartë...

23:13

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI