Flash

Kurti injoron pyetjen për Serbinë: Nuk kemi pse përmendin fqinjin verior të Kosovës

Lapsi.al 26 November 2021
Kurti injoron pyetjen për Serbinë: Nuk kemi pse përmendin fqinjin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se Kosova dhe Shqipëria po përparojnë me shpejtësi për njëra tjetrën. Ai u pyet për qëndrimin e Serbisë por nuk u ndal në këtë pikë duke theksuar se nuk është nevoja që sa herë të takohen dy palët, të përmendet fqinji verior i Kosovës.

“Besoj që duhet ta kemi një vlerësim edhe për këtë aspekt duke qenë se jemi dy shtete të pavarura dhe sovrane që kanë ndjeshmëri për rajonin dhe synim BE por nuk kanë nevojë që sa herë që bashkëveprojnë doemos ta përmendin fqinjin verior të republikës së Kosovës.

Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë po relativizohet për qytetarët. Po e shtojmë bashkëpunimin mes zyrtarëve dhe institucioneve si përgjegjësi e jona. Jam i bindur që do zvogëlohen deficitet tregtare edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Kosova dhe Shqipëria po hapen me shpejtësi për njëra tjetrën dhe gjithçka tjetër është e dorës së dytë”, tha Kurti.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se tregu i përbashkët mes dy vendeve ka një numër të madh aktesh përpara. Ai tha se dy vendet nuk kanë qëllime vetëm ekonomike por edhe sociale dhe identitare.

“Tregu i përbashkët është një proces me shumë akte. Do të thotë të garantojmë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Korniza finale është që lëvizja nga pika A në pikën B në Shqipëri apo Kosovë, dhe kjo vlen për të gjithë rajonin, të jetë lëvizje e pandërprerë. Pavarësisht se ti kalon nga një shtet në një shtet tjetër nga pikëpamja zyrtare, nga pikëpamja praktike ti nuk sheh ndryshim.

Në rastin me Kosovën është një hapësirë e integruar që shkon përtej tregut. Me Kosovën nuk kemi vetëm një marrëdhënie të natyrës ekonomike apo sociale por një marrëdhënie identitare. Kemi dhe një sërë elementësh të tjerë të bashkëpunimit që nuk janë pjesë e kornizës së gjerë. Abetarja që ne duam të kemi në Shqipëri për vitin e ardhshëm shkollor, menjëherë gjen dakordësi sepse marrëdhënia shkon përtej tregut të përbashkët. Por edhe tregu i përbashkët është i pashmangshëm”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI