Flash

Testi dhe karantina, BE përditëson rregullat për lëvizjen me certifikatën e vaksinimit

Lapsi.al 25 November 2021
Testi dhe karantina, BE përditëson rregullat për lëvizjen me

Komisioni Evropian propozon përditësimin e rregullave për lëvizjen e lirë dhe të sigurtë brenda Bashkimit Europian për t’u përballur me pandeminë COVID-19. Rekomandimi bazohet në një qasje të bazuar te personat. Sipas kësaj qasje, një person që ka një çertifikatë të vlefshme dixhitale të BE-së COVID-19 në parim nuk duhet t’i nënshtrohet kufizimeve shtesë, si testet ose karantina, pavarësisht nga vendi i nisjes në BE. Personave pa një çertifikatë dixhitale të BE-së për COVID mund t’u kërkohet t’i nënshtrohen një testi të kryer para ose pas mbërritjes në destinacionin e dêshiruar brenda BE-së, shkruan abcnews.al.

E reja e rekomandimit ka të bëjë me me vlefshmërinë e dozave të vaksinave dhe dozën e tretë të vaksinës (booster). Sipas Komisionit, shtetet anêtare duhet të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar aksesin në vaksinim për ato grupe të popullsisë, për të cilat çertifikatat e vaksinimit të lëshuara më parë i afrohen kufirit 9-mujor. Periudha 9 mujore merr parasysh udhëzimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) për administrimin e dozave përforcuese prej 6 muajsh, dhe parashikon një periudhë shtesë prej 3 muajsh për të siguruar që fushatat kombëtare të vaksinimit mund të përshtaten dhe qytetarët mund të kenë akses në dozën e tretë, Sipas rekomandimit, shtetet anëtare nuk duhet të refuzojnë një certifikatë vaksinimi që është lëshuar më pak se 9 muaj nga administrimi i dozës së fundit të vaksinimit parësor.

Ndërkohë, lidhur me dozën e tretë (booster) Komisioni Europian sqaron, se nuk ka studime që trajtojnë shprehimisht efektivitetin e përforcuesve në transmetimin e COVID-19 dhe për këtë arsye nuk është e mundur të përcaktohet një periudhë pranimi për përforcuesit. Megjithatë, duke pasur parasysh të dhënat e shfaqura, mund të pritet që mbrojtja nga vaksinat përforcuese mund të zgjasë më shumë se ajo që rezulton nga seria e vaksinimit parësor.

Përsa i përket hartës së zonave për udhëtimet brenda BE-së, për udhëtarët që vijnë nga nga zonat e ‘gjelbërta’, nuk duhet të zbatohen kufizime. Ndërkohë udhëtimet për personat që vijnë nga zonat me ngjyrë ‘e kuqe e errët’ duhet të dekurajohen, duke pasur parasysh numrin e lartë të infeksioneve të reja atje. Personave që as nuk janë vaksinuar dhe as nuk janë shëruar nga virusi duhet t’u kërkohet t’i nënshtrohen një testi para nisjes dhe karantinë pas mbërritjes, me rregulla të veçanta për personat që kryejnë udhëtime thelbësore dhe fëmijët nën 12 vjeç. Përjashtimet nga disa masa udhëtimi: duhet të aplikohen për udhëtarët ndërkufitarë, fëmijët nën 12 vjeç dhe udhëtimet thelbësore. Lista e udhëtimeve thelbësorë duhet të reduktohet pasi shumë udhëtarë të përfshirë në listën aktuale kanë pasur mundësinë të vaksinohen ndërkohë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI