Flash

Aksident në Berat, motomjeti del nga rruga dhe tërheq zvarrë kalimtarin

Lapsi.al 25 November 2021
Aksident në Berat, motomjeti del nga rruga dhe tërheq zvarrë

Një aksident i rëndë është regjistruar mesdrekwn e sotme në lagjen "Çelepias" në Berat, në vendin e quajtur rreth-rrotullimi i Ypsilonit. Mësohet se një motomjet me 4 rrota që ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe ka hipur mbi trotuarin në anë të rrugës duke goditur e marrë zvarrë një kalimtar të rastit. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë kalimtari Fejzi Skurrani dhe drejtuesi i motomjetit Shkëlqim Plakalliu. Të dy të plagosurit janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të shumta dhe gjendjes së tyre të rënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që janë duke hetuar për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI