Flash

Misteri i aksidentit në Bullgari/ Eksperti hedh dritë mbi tragjedinë: Tre versionet që po hetohet

Lapsi.al 24 November 2021
Misteri i aksidentit në Bullgari/ Eksperti hedh dritë mbi

Eksperti i komunikimit, Faton Bunjaku foli në “T7” lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari në orët e hershme të së martës, ku një autobus u aksidentua dhe si pasojë mbetën të vdekur 46 persona. Bunjaku tha se në bazë të deklaratave të dëshmitarëve, së pari ka ndodhur aksidenti dhe pastaj mjeti ka marrë flakë.

“Autoritet e Bullgarisë kanë marrë të gjitha masat, sikur edhe po shihet. Në bazë të deklaratës që vërejta nga dëshmitari që arriti të mbijetojë, këtu flitet për një aksident ku fillimisht kishte ndodhur aksidenti e pastaj ka marrë flakë autobusi”, ka thënë ai.

“Vetë fakti që autobusi është furnizuar me lëndë djegëse, me naftë, autobusi rezervarin e ka tek ana e djathtë e përparme. Edhe po shihet kjo pjesë e dëmtuar. Autobusi ka lëvizur në lëvizje të njëtrajtshme. Në bazë të asaj udhëtari nuk ka mundur të reagojë. Ka pëlcitur goma e pastaj vjen zjarri. Pyetja shtrohet se nga ka mundur të vijë zjarri. A mund të ndizen shkëndija të zjarrit nga kontakti i diskut të rrotës, bandashit që i themi, me pjesën metalike. Kur është deformuar autobusi, a është i izoluar rezevari. Prodhuesi nuk e qet me izolator. Kur ka qenë e deformuar aty ka pasur grimca të vogla të shpërndara të cilat kanë mundur të ndizen lehtësisht në kontakt. Pyetja tjetër që do të hetohet është se si ka mundur të ndodhë aksidenti. Rregulloret e parashohin qartë se sa kohë ka të drejtë një ngasës të vozisë dhe sa të pushojë. Nuk konsiderohet pushim ndërrimi me shofer por kur automjeti është i ndalur. Është vështirë të merret tahografi pasi ka djegie totale të autobusit. Nuk mund të dimë sa ka vozitur pa ndalur autobusi” tha ai.

Mediat bullgare theksojnë se tre versionet se si mund të ketë ndodhur ky rast tragjik, që janë: mosfunksionimi teknik, gabimi njerëz ose infrastruktura e dobët./ Gazeta Ekspres

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin tonë, KU në Luginat e lumenjëve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës. Orët...

07:51

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI