Flash

Komisioni Hetimor për 25 prillin/ Alibeaj padit Veliajn e Lelin: Refuzuan informacionin për punësimet dhe shpërblimin e tërmetit

Lapsi.al 24 November 2021
Komisioni Hetimor për 25 prillin/ Alibeaj padit Veliajn e Lelin: Refuzuan

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, njoftoi në mbledhjen e sotme se do të depozitojë kallëzim penal kundër dy bashkive, të Tiranës dhe të Vlorës. Kreu i komisionit, Alibeaj, njoftoi se do të padisë për shpërdorim detyre Erion Veliajn dhe Dritan Lelin, pasi nuk kanë sjellë ende informacion për punësimet gjatë periudhës 1 janar 2020-31 prill 2021, si dhe për shpërblimet e tërmetit. Në replikë me të deputeti socialist, Toni Gogu, tha se duhet të presim dhe se një pjesë e informacionit të kërkuar ka ardhur dhe përgjigje vijojnë që të vijnë.

Pjesë nga debati

Enkelejd Alibeaj: Bashkia Tiranë dhe Bashkia Vlorë nuk i janë përgjigjur detyrimit ligjor për të sjellë në komisionin hetimor për zgjedhjet dokumentat e kërkuara. Të dyja bashkive u është kërkuar të sjellin informacion për punësimet nga 1Janar 2020-31 Prill 2021. Për Bashkinë Tiranë Ka edhe një kërkesë tjetër për të sjellë informacion për shpërblimin për termetin. Këto 2 bashki nuk kanë kthyer përgjigje. Megjithë njoftimet e ribëra 3 herë, nuk kanë sjellë pranë komisionit asnjë justifikim ligjor lidhur me mundësinë apo pamundësinë ë tyre.

Toni Gogu: Mendoj që duhet të presim informacionin, se edhe shërbimet postare funksionojnë të ndryshe. Por jam i sigurtë se informacioni është duke mbërritur.

Ervin Salianji: Nuk kemi pse tolerojmë që dy institucione që kanë kapacitet të përgjigjen më shpejt se kushdo tjetër, sidomos ajo e Tiranës, ku edhe sipas pretendimeve ka më shumë shpërdorime të burimeve njerëzore gjatë fushatës se kushdo institucion tjetër, ndaj mendoj që duhet të bëjmë kallëzim penal sepse po vazhdojnë të sillen sikur e kanë shtetin pronë personale", vijoi Salianji. Bindja e deputetit të PS nuk duhet të na bëjë ne që të tolerojmë në lidhje me ligjin. Bashkia e Tiranës ka resurse shumë të mëdha, kështu që nuk ka qenë pengesë kjo për moskthimin e përgjigjeve. Duhet vazhduar të bëjmë kallëzim per shpërdorim detyre. Po tentojnë të trajtojnë shtetin si pronë personale.

Të këshilluara

PD prezanton planin e hetimit për zgjedhjet

Partia Demokratike ka prezantuar planin e hetimit për zgjedhjet. Gjithashtu PD njofton se brenda një muaji do të thirren dëshmitarë drejtues më të lartë të q...

11:23

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin tonë, KU në Luginat e lumenjëve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës. Orët...

07:51

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI