Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Jay Z ben histori në Grammy me nominimet

Lapsi.al 24 November 2021
Jay Z ben histori në Grammy me nominimet

Së fundmi, reperi i njohur me famë ndërkombëtare, Jay-Z ka arritur një rekord të ri për numrin e nominimeve Grammy të marra ndonjëherë, me 83 gjithsej. Reperi ka tejkaluar Quincy Jones me të cilin më parë ishte barazim me 80 nominime. Jay-Z mori një për “Albumin e Vitit” për “Donda” të Kanye West dhe dy në kategorinë e “Këngës më të mirë Rap”, për “Bath Salts” të DMX dhe “Jail” të West. Ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney tani vjen pas reperit me 81 nominime, pasi ai mori edhe dy të tjera për vitin 2022. Jay-Z ka fituar 23 çmime Grammy në karrierën e tij, duke përfshirë “Albumin më të mirë”, Urban Contemporary për “Everything Is Love” në vitin 2018 dhe katër çmimet e “Këngës më të mirë Rap”, duke përfshirë “Empire State of Mind” dhe “Savage”.

Bashkëshortja e tij, diva e muzikës pop Beyoncé, gjithashtu bëri histori me ‘Grammy 2021’, duke u bërë gruaja më e nominuar dhe këngëtarja më e vlerësuar në historinë e shfaqjes së çmimeve. Ndërkaq, ‘Grammy 2022’, këtë herë do të duket pak më ndryshe. Janë shtuar dy kategori të reja si “Best Global Music Performance” dhe “Best Urban Music Album” duke e çuar totalin në 88. Muzikantët kishin pohuar më herët se sistemi i votimit Grammy është “i manipuluar” dhe “i korruptuar”. Rikujtojmë se Zayn Malik, The Weeknd, Kanye West dhe Halsey kanë qenë ndër kritikët e famshëm që kritikojnë shfaqjen e çmimeve. Ndarja e çmimeve Grammy pritet të mbahet më 31 janar 2022, në Los Angeles, në një transmetim të drejtpërdrejt në CBS.

Ndërkaq, reperi 51-vjeçar Jay-Z iu bashkua rrjetit social Instagram vetëm para pak ditësh. Qëllimi për të cilin iu bashkua ka qenë vetëm për të promovuar filmin e tij më të ri me titull “The Harder They Fall”, në të cilin ai ka qenë edhe producenti. Por duket se kjo gjë nuk zgjati shumë. Jay-Z e ka fshirë llogarinë e tij në Instagram vetëm pak pasi e krijoi atë.

Të këshilluara

Jay Z histori suksesi në çmimet Grammy

Jay-Z ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij dhe tani ka është artisti më i nominuar ndëonjëherë në “Grammy” me 83 gjithsej. Reperi ka...

13:24

Barack Obama nominohet për Grammy

Në një kthesë befasuese të ngjarjeve, ish-presidenti Obama ka fituar të njëjtën sasi nominimesh për Grammy këtë vit si këngëtarja që padyshim ka pasur vitin e s...

11:38

Ndahet nga jeta aktori Bernard Holley

Bernard Holley, i njohur më shumë për paraqitjen në “Z-cars” dhe “Doctor Who”, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja e ...

18:42

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI