Flash

Dënohet Karim Benzema pas shantazhimit me video intime ndaj një shoku të skuadrës

Lapsi.al 24 November 2021
Dënohet Karim Benzema pas shantazhimit me video intime ndaj një shoku

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema është shpallur fajtor për komplot për të shantazhuar kolegun e tij Mathieu Valbuena me një kasetë që përmbante video intime.

Futbollisti francez ishte një nga pesë personat në gjyq në Versajë, afër Parisit, për tentativën për zhvatje të vitit 2015 për një video seksualisht eksplicite që ishte vjedhur nga telefoni i Valbuena.

Benzema pretendoi se ai po përpiqej vetëm të ndihmonte lojtarin e tij, kur ai iu afrua atij në lidhje me kasetën e seksit në qendrën stërvitore të skuadrës franceze në tetor 2015 dhe i tha atij se mund ta ndihmonte të gjente dikë për të ‘menaxhuar’ çështjen e videos.

Por gjatë dënimit këtë mëngjes, Benzema u dënua me një vit me kusht dhe një gjobë 75,000 euro nga gjyqtari, në një dënim më të ashpër se ai i kërkuar nga prokurorët.

Kur gjyqi përfundoi muajin e kaluar, prokurorët kishin kërkuar që Benzema, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë procesit gjyqësor, t’i jepej një dënim me kusht 10 muaj dhe një gjobë prej 75,000 euro.

Të këshilluara

Barack Obama nominohet për Grammy

Në një kthesë befasuese të ngjarjeve, ish-presidenti Obama ka fituar të njëjtën sasi nominimesh për Grammy këtë vit si këngëtarja që padyshim ka pasur vitin e s...

11:38

Ndahet nga jeta aktori Bernard Holley

Bernard Holley, i njohur më shumë për paraqitjen në “Z-cars” dhe “Doctor Who”, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja e ...

18:42

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI