Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Britney Spears në serialin e The Weeknd, cili do të jetë roli i këngëtares

Lapsi.al 24 November 2021
Britney Spears në serialin e The Weeknd, cili do të jetë roli i

Britney Spears ka njoftuar se do të shfaqet në serialin e ri të The Weeknd.

“Sapo xhirova një film të titulluar “The IDOL” … është e garantuar që të ketë sukses dhe do të sjellë buzëqeshje në fytyrat e familjes sime të bukur !!!!!”, tha ajo në Instagram.

Referenca e saj e re e fshehtë në Instagram për ‘familjen e saj të bukur’ vjen mes konfliktit të gjatë me prindërit e saj Jamie dhe Lynn.

Që nga fitorja e saj ligjore ndaj babait të saj këtë shtator, Britney ka akuzuar nënën e saj se ka qenë organizatorja e vërtetë pas kujdestarisë.

Ajo postoi dhe më pas fshiu një postim të bujshëm në Instagram duke i thënë nënës së saj: “Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë”.

Britney pohoi: ‘Babai im mund të ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë … por ajo që njerëzit nuk e dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë !!!!’

Postimi erdhi një ditë pasi Variety raportoi se një seri dramatike me gjashtë episode të quajtur The Idol me protagonist The Weeknd është porositur nga HBO.

The Weeknd do të luajë në mes të një kasti që përfshin vajzën e Johnny Depp, Lily-Rose Depp, aktoren kryesore të Shoëgirls Elizabeth Berkley dhe yllin e Another World Anne Heche.

Ndërkohë Britney u lirua së fundmi nga kujdestaria e saj, më shumë se një muaj pasi babai i saj u pezullua nga kontrolli i pasurisë së këngëtares.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Bernard Holley

Bernard Holley, i njohur më shumë për paraqitjen në “Z-cars” dhe “Doctor Who”, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja e ...

18:42

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI