Flash

Arrestohen 4 persona për kalim të paligjshëm të kufirit në Sarandë

Lapsi.al 24 November 2021
Arrestohen 4 persona për kalim të paligjshëm të kufirit

Katër persona kanë rënë në pranga për trafikim të paligjshëm të kufirit.

Përkatësisht janë arrestuar  Edelson Selimaj.,19 vjeç, Klodian Rexha, 20 vjeç, Edmond Doda, 21 vjeç dhe Kleo Muça, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë në Konispol, në afërsi të kufirit të gjelbër me shtetin grek, 6 shtetas sirianë që kishin hyrë në mënyrë të parregullt në vendin tonë, me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës 300 euro, me destinacion final vendet e BE-së.

Në kuadër të operacionit, në urën e Kranesë, është bërë bllokimi i dy automjeteve dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartpërmendur.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Kranea”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Delvinë.

Vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen dy automjete të marra me qira në Tiranë, 6 aparate celulare dhe një shumë parash.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, me destinacion final vendet e BE-së, shërbimet e Policisë në Komisariatin e Sarandës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Delvinë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kranea”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

– E. S.,19 vjeç, K. R., 20 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë në Konispol, në afërsi të kufirit të gjelbër me shtetin grek, 6 shtetas sirianë që kishin hyrë në mënyrë të parregullt në vendin tonë, me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës 300 euro, me destinacion final vendet e BE-së.

Në kuadër të operacionit, në urën e Kranesë, është bërë bllokimi i dy automjeteve dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartpërmendur.

Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar dy automjete të marra me qira në Tiranë, 6 aparate celulare dhe një shumë parash.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim", njofton policia.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin tonë, KU në Luginat e lumenjëve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës. Orët...

07:51

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI