Flash

Arrestimi i politikanëve dhe largimi i prokurorëve/ Ambasadorja Kim: Ky është vetëm fillimi

Lapsi.al 24 November 2021
Arrestimi i politikanëve dhe largimi i prokurorëve/ Ambasadorja Kim:

Këtë të mërkurë në një aktivitet të organizuar kundër pastrimit të parave dhe krimit kibernetik, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se institucionet e pavarura, rritja e transparencës dhe financimi i një force policore të pavarur do të ndihmojnë që të rrisë besimin e qytetarëve jo vetëm te policia por edhe tek drejtësia. Ambasadorja Kim ka paralajmëruar se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi.

Kim teksa vlerësoi sukseset e arritura nga Shqipëria në vitin 2021, vuri në dukje trafikimin e heroinës si dhe trafikimin e qënieve njerëzore që sipas saj ka shënuar rritje. për më tepër,  ambasadorja paralajmëroi edhe arrestimin e politikanëve të korruptuar.

 “Njerëzit dekurajohen kur shohin dhunë dhe krim sepse ata investojnë paratë në Shqipëri. Kur njerëzit e ndershëm shohin politikanë të korruptuar ata humbasin besimin në sistem. Atyre duhet t’u garantohet se do të kenë çdo shans përballë njerëzve të tillë. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit. Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve. Ky është vetëm fillimi. Ne po shohim një epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria po merr fund. Shqipëria është një rrugë kyçe për trafikimin e qenieve njerëzore për në Europën Perëndimore dhe jo vetëm, kontrabandohen sasi të mëdha heroine në rajon, ku korruptohen agjentë kufitare. Po ashtu është rritur numri i emigrantëve të paligjshëm. Korrupsioni luan një rol në gjithë këtë. Krimi po lidhet shpesh me gjykatës e police. Grupe e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë. Ajo për të cilën jemi për të folur këtu sot është se si ministria e Brendshme mund ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë. Duhet të rritet transparenca dhe llogaridhënia. Krijimi i një organi të duhur mbikëqyrës policor, sekuestrimi i pasurive të kriminelëve, investime në kufi dhe siguri. Ne kemi qenë vetë teksa instaluam më shumë pajisje në kufirin me Greqinë për të mbushur pikërisht këto boshllëqe. Le të punojmë së bashku për të rritur besimin, duke forcuar bashkëpunimin tonë si donatorë”, u shpreh Kim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin tonë, KU në Luginat e lumenjëve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës. Orët...

07:51

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI