Flash

Justin Bieber nuk nguron të shpreh dashurinë për Hailey Bieber

Lapsi.al 23 November 2021
Justin Bieber nuk nguron të shpreh dashurinë për Hailey Bieber

Justin Bieber asnjëherë nuk ka ngurruar të shfaqë haptaz dashurinë e tij ndaj bashkëshortes, modeles Hailey Bieber, e cila sot bën 25 vjeç.

Çifti janë martuar në vitin 2018 dhe duket se i kanë përballuar mirë gjithë peripecitë e fillimit, si edhe pandeminë, apo problemet e ankthit dhe stresit që përjeton këngëtari 27 vjeçar.

Ai sot i dedikoi një shkrim shumë romantik modeles, bashkangjitur me foto të çiftit në momente të lumtura të tyre:

Për bukuroshen time. Zemra ime te perket ty. Sytë e mi të përkasin ty, buzët e mia të përkasin ty. Jam i joti. Unë jam shumë i bekuar që jam i joti. Ti je e imja përgjithmonë. Jeta nuk ka pasur kurrë më shumë kuptim derisa u bëre gruaja ime. Unë kurrë nuk do të ndalem së dashuruari me ty, nuk do të ndalem kurrë së mbajturi ty dhe nuk do të ndalem kurrë së mbrojturi ty. Ti mbretëresha ime je mëse e mjaftueshme për mua dhe do ta kaloj çdo ditë duke të bërë të ndihesh si mbretëresha që je. Siç do të thoshte gjyshja jote me theksin e saj portugez, “happy Bursday baby” të dua deri në fund të jetës dhe pas saj.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Hueyda El Saied

Ndahet nga jeta balerina dhe moderatorja e njohur, Hueyda El Saied. Ajo ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Prej disa vitesh Hyeda jetonte në ...

09:39

Cilët janë filmat pretendentë për Oscar

Çmimet “Oscar” janë vetëm disa muaj larg dhe tashmë kanë filluar edhe hamendësimet se cilët mund të jenë filmat që do të triumfojnë. Viti 2021 ka qenë një vit i...

14:18

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI