Flash

"Të gjithë së bashku"/ One Telecommunications i bashkohet fushatës për mbrojtjen e planetit

Lapsi.al 22 November 2021
"Të gjithë së bashku"/ One Telecommunications i

One Telecommunications përkrah UNDP-së dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, organizoi tek Parku i Tiranës një aktivitet ndërgjegjësues për rëndësinë e angazhimit të të gjithëve në mbrojtjen e planetit. Fushatës së UNDP-së ”Mos Zgjidh Shfarosjen”  iu bashkuan One Telecommunications dhe Ministria e Mjedisit. Ditën e sotme, përmes aktivitetit tek Parku i Tiranës, qytetarët u informuan për ndikimin që ndryshimet klimatike kanë mbi jetët e gjithsecilit dhe njëkohësisht u argëtuan përmes lojërave. Thirrja njëzëri e të gjitha organizatave, ekspertëve, shkencëtarëve dhe qeverive është se zgjedhjet personale të secilit kanë impakt karshi fenomenit të ngrohjes globale.

Sipas të dhënave më të fundit të Raportit të Parë Dyvjeçar të Përditësuar nga UNDP, tendencat e projeksioneve tregojnë se temperatura mesatare vjetore në Shqipëri do të rritet ndërmjet 1,3°C dhe 2,2°C deri në vitin 2050. Në bregdetin shqiptar parashikohet që temperaturat mesatare vjetore të rriten për të gjitha stinët, por sidomos për muajt e verës. Shpeshtësia e temperaturave ekstreme të larta dhe numri e kohëzgjatja e valëve të të nxehtit, pritet që të rriten në mënyrë të konsiderueshme deri në vitin 2050. Brenda vitit 2050, niveli i reshjeve në Shqipëri pritet të ulet me 2,1% dhe 4,3% nga niveli bazë prej 929,7 mm i periudhës 1986-2005.

One Telecommunications i bashkohet kësaj fushate si kompania nismëtare në marrjen e masave për të mbrojtur mjedisin dhe ulur në minimum gjurmën e karbonit. Vetëm gjatë vitit të kaluar, kompania e uli sërish intensitetin e energjisë dhe emetimet e GES-ve me përkatësisht 19,9% dhe 36,1%; i uli emetimet e dioksidit karbonit me 18,1% (e barasvlershme me 231 tonë CO2); dërgoi për riciklim 100% të baterive prej plumbi, të vajrave lubrifikues, të materialeve të mbetjeve elektrike dhe elektronike, si dhe akumulatorët; çdo vit prezanton fushata ndërgjegjësimi brenda kompanisë mbi riciklimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të ujit, letrës dhe energjisë elektrike. Këto përpjekje janë një proces në vazhdimësi që prej shumë vitesh tashmë, duke e bërë One Telecommunications një shembull të veprimit me përgjegjësi.

Të këshilluara

Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi të dielën (21 nëntor) se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me koronav...

15:32

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI