Flash

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 22 November 2021
Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale duke filluar nga shpërndarja e lëndëve narkotike, të akuzuar për vjedhje dhe një shofer për një aksident me një të lënduar.

"Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. S., 21 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të hapë me forcë një kioskë;

– O. V., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. T., pasi ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin A. Q. (i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi të dielën (21 nëntor) se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me koronav...

15:32

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI