Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ndërron jetë aktori i njohur në filmin ‘Zombie Apocalypse’, Joey Morgan

Lapsi.al 22 November 2021
Ndërron jetë aktori i njohur në filmin ‘Zombie

Aktori amerikan Joey Morgan, i njohur për rolet në Guide Scouts to the Zombie Apocalypse, Floëer and Compadres, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

“Joey Morgan ndërroi jetë herët në mëngjes të së dielës. Ishte një tronditje dhe na shkatërroi të gjithë ne që e donim atë. Ai do të mungojë shumë. Shpresojmë që të gjithë ta kuptojnë se sa e dhimbshme është kjo për të dashurit e tij dhe mund të respektojnë kufijtë dhe t’i lejojnë ata të pikëllohen në mënyrë private”, tha një përfaqësues i aktorit në një deklaratë për The Hollywood Reporter. Asnjë shkak i vdekjes nuk u dha.

Regjisori i Scouts, Christopher Landon, i bëri homazhe aktorit në Twitter, duke shkruar:

“Joey Morgan erdhi në jetën time gati 9 vjet më parë kur bëra Scouts. Ai ishte i qetë, qesharak, inteligjent dhe i zhytur në mendime. Dhe kur kamerat u ndezën ai ishte magnetik. Ai u nda nga jeta sot dhe lajmi është zemërthyes. Jam i nderuar që e kam njohur.”

Morgan i lindur në Çikago bëri debutimin e tij si aktor në komedinë aksion të Paramount, Scouts Guide to the Zombie Apocalypse (2015), duke luajtur rolin e Augie Foster, dhe ishte një nga tre aktorët kryesorë së bashku me Tye Sheridan dhe Logan Miller. Një vit më pas ai ishte bashkë-udhëheqës në produksionin meksiko-amerikan Compadres, një komedi në të cilën ai luajti një haker adoleshent që kishte bashkëpunëtor ish-polic të luajtur nga Omar Chaparro.

Në vitin 2017, Morgan luajti si adoleshenti problematik Luke Sherman në komedinë e errët të Max Winkler, Floëer, e cila u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Tribeca. Morgan u vlerësua për performancën e tij dhe u zgjodh nga Indie Ëire si një nga talentet e Tribeca-s për atë vit.

Të këshilluara

American Music Awards, kush triumfoi?

Mbrëmjen e djeshme janë mbajtur në Los Angelos American Music Awards, ku grupi BTS ka triumfuar duke fituar në thuaje në çdo kategori që ishin nominuar. Po asht...

10:08

Sa u shit kitara e Eric Clapton

Një kitarë ‘vintage’ e Eric Clapton u shit për 625,000 dollarë në Nju Jork në një ankand të fundjavës te relikeve rock që kapën rreth 5 milionë dollarë në total...

09:33

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI