Flash

Berguzar Korlel tregon për lindjen e gjatë dhe me komplikacione

Lapsi.al 22 November 2021
Berguzar Korlel tregon për lindjen e gjatë dhe me komplikacione

Përvoja e saj e vështirë nga lindja e fëmijës së saj të tretë është përshkruar në një postim në rrjetet sociale nga aktorja e njohur turke Bergüzar Korel , e njohur për publikun shqiptar për rolin e saj kryesor si "Scheherazade' në serialin “Një mijë e një netë” .

“Lindja zgjati për 11 orë, kordoni i kërthizës ishte i mbështjellë rreth qafës së foshnjës që ishte me kokë poshtë”, shkroi Korel për lindjen – në fillim të këtij muaji – të vajzës së Leilës. "Historia e lindjes së Leilës ishte unike që nga dita e parë" shkroi aktorja duke postuar foto nga lindja e saj vështirë, me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Halit Ergenc, i njohur për rolin e Sulejmanit të Madhërishëm në serialin me të njëjtin emër. ''Edhe pse kishin kaluar disa orë dhe trupi im ishte plotësisht i përgatitur për lindje, vajza jonë e vogël ende nuk donte të lindte. Pas 11 orësh të dhimbshme në spital, Leila lindi në orën 10 të mëngjesit, siç tha doktori me një kordon të shkurtër kërthizor të mbështjellë rreth qafës. Një tjetër arsye pse vajza jonë e vogël nuk mund të lindte,  ishte se ajo ishte me kokë poshtë. Kështu lindi vogëlushja jonë bukuroshe ”, ka shkruar aktorja tashmë e lumtur, e cila është kthyer e shëndoshë në shtëpi me foshnjën.

Berguzar Korel dhe Halit Ergenc u takuan gjatë xhirimeve të serisë "Një mijë e një net"  dhe janë dhe prindër të dy djemve.

 

Të këshilluara

Cilët janë filmat pretendentë për Oscar

Çmimet “Oscar” janë vetëm disa muaj larg dhe tashmë kanë filluar edhe hamendësimet se cilët mund të jenë filmat që do të triumfojnë. Viti 2021 ka qenë një vit i...

14:18

American Music Awards, kush triumfoi?

Mbrëmjen e djeshme janë mbajtur në Los Angelos American Music Awards, ku grupi BTS ka triumfuar duke fituar në thuaje në çdo kategori që ishin nominuar. Po asht...

10:08

Sa u shit kitara e Eric Clapton

Një kitarë ‘vintage’ e Eric Clapton u shit për 625,000 dollarë në Nju Jork në një ankand të fundjavës te relikeve rock që kapën rreth 5 milionë dollarë në total...

09:33

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI