Flash

Adoleshentja gjendet pas një muaji në Durrës, prangoset personi që e strehonte

Lapsi.al 22 November 2021
Adoleshentja gjendet pas një muaji në Durrës, prangoset personi

Është gjetur pas një muaji 17-vjeçarja e zhdukur në Durrës, ndërkohë ka rënë në pranga një 24 vjeçar.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale SH.F.  i cili kishte strehuar adoleshenten.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar edhe rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Mësohet se adoleshentja në dëshminë e saj ka pohuar se ka ikur vetë me dëshirë nga banesa, dhe nuk është detyruar nga 24 vjeçari.

“Policia gjen 17-vjeçaren e larguar nga banesa një muaj më parë.

Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari që kishte strehuar të miturën.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Policisë Kriminale, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, si dhe të kërkimeve për gjetjen e një 17-vjeçareje që ishte larguar nga banesa një muaj më parë, kanë bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e plazhit, në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të strehuar 17-vjeçaren që ishte larguar nga banesa.

Po gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën ky shtetas e shiste me doza në zonën e plazhit në Durrës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçaren,” thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI