Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Salma Hayek nderohet me një yll në 'Walk Of Fame"

Lapsi.al 21 November 2021
Salma Hayek nderohet me një yll në  'Walk Of Fame"

Aktorja e njohur Salma Hayek  është nderuar me një yll në bulevardin e famshëm të Hollywood, “Walk Of Fame”.

Pjesë e ceremonisë ishte bashkëshorti i saj François-Henri Pinault  vajza e tyre , Valentina Paloma si  edhe kolegu i saj, aktori Adam Sandler bashkë me regjisoren e filmit të saj të publikuar së fundmi nga Marvel, “Eternals”, Chloe Zhao. Në fjalimin e mbajtur,Salma u shpreh e lumtur dhe falenderoi fansat dhe miqtë e saj për mbështetjen."Të gjithë fansat e mi të dashur, nëse pyesni veten se çfarë më dha guximin për të qëndruar, unë them se ishit ju, sepse megjithëse studiot nuk më njihnin këtu në Hollywood, të gjithë latinët në Shtetet e Bashkuara e dinin se kush isha. Ata e kuptuan që unë erdha këtu me ëndrra si ata. Mbaj mend që studioja më thoshte shumë herë: “Pse nuk kthehesh te telenovelat meksikane? Nuk do të gjesh kurrë punë këtu.” Kështu që unë thashë se askush nuk më do mua këtu. Më duan në vendin tim. E vetmja gjë për të cilën qëndrova ishte për dashurinë e kinemasë" u shpreh aktorja.Hayek u bë e njohur për rolet e saj në filmat “Desperado” në 1995, “From Dusk Till Dawn” dhe “Wild Wild West”.

Të këshilluara

Britney Spears sulmon Christina Aguliera-n

Britney Spears sulmoi ikonën e popit Christina Aguilera në Instagram të premten, duke e barazuar heshtjen e saj në luftën për kujdestarinë e Spears njësoj me gë...

11:18

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI