Flash

Kapet me mallra kontrabandë, arrestohet 52-vjeçari në Gjirokastër

Lapsi.al 21 November 2021
Kapet me mallra kontrabandë, arrestohet 52-vjeçari në

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës për shkak se akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”.

I arrestuari është H. N., 52 vjeç. Në garazhin e banesës së tij në fshatin Bodrisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, kryesisht kozmetike, me mbishkrime në gjuhë të huaja, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.

"Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për arrestimin e shtetasit H. N., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregëtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”,  Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë vijuar hetimet dhe kontrollet në vendet e dyshuar ku ky shtetas mund të dispononte mallra kontabandë.

Nga kontrolli i ushtruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në garazhin e banesës së tij në fshatin Bodrisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, kryesisht kozmetike, me mbishkrime në gjuhë të huaja, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.

Materialet në ngarkim të shtetasit H. N., i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI