Flash

Tërmeti i 26 nëntorit, dorëzohen banesat e para, Rama: Ndryshon jeta e 33 mijë familjeve

Lapsi.al 20 November 2021
Tërmeti i 26 nëntorit, dorëzohen banesat e para, Rama: Ndryshon

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë në Vaqarr,  ku u dorëzuan sot banesat e para të për ata që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit.

Kryeministri shprehu kënaqësinë e tij sepse “kjo përpjekje po i u ndryshon cilësisht jetën 33 mijë familjeve. Janë ato familje që ose e kanë humbur shtëpinë, o e kanë parë të dëmtuar në nivele të ndryshme.  Sot ata janë në kushte shumë më të mira se ato që kishin”.

Sipas Ramës, “së shpejti do të hyjnë në shtëpi jo vetëm ata që janë në pritje në Ndroq dhe Zall Herr, ose te 5 Maji, banorët e të cilës do të jenë të parët  duke e shndërruar në lagjen më shembullore të Tiranës, sepse gjithçka është ndërtuar nga e para. Në ditët e ardhshme do të hynë banoret e Bubqit, një lagje 10 fish më e madhe se kjo”, ndërkohë që Spitalla cilësohet si projekt që e shndërron zonën “nga zonë periferike në një nga polet më të rëndësishme të qytetit.

Kryeministri ka pranoi vështirësitë e hasura me një pjesë të rindërtimit, ku disa nga ndërtesat njëkatëshe mund të ishin ndërtuar edhe më shpejt,  por thekson vështirësitë e papritura të ardhura nga pandemia. Kjo nuk e ka penguar ekzekutivin, sipas Ramës, për mos të braktisur personat dhe familjet që kanë humbur shtëpinë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI