Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Sjellja e çuditshme e Meghan ndaj ambulantëve, faji i Ellen DeGeneres

Lapsi.al 20 November 2021
Sjellja e çuditshme e Meghan ndaj ambulantëve, faji i Ellen

Meghan, Dukesha e Sussex-it, sapo tregoi në The Ellen DeGeneres Show se ajo nuk është më e lidhur me protokollin mbretëror. Pa asnjë kompleks, Meghan pranoi të bënte një lojë me Ellen DeGeneres, duke u shfaqur përballë shitësve ambulantë me disa sjellje të çudtishme - dhe rezultati ishte një kryevepër.

 Gjatë gjithë shakasë, Meghan u udhëzua përmes një kufjeje duke vepruar dhe folur me shitësit ambulantë, sipas fjalëve që i thoshte Ellen. Ajo u shoqërua nga një prej anëtareve të stafit të Ellen, e cila u shtir si asistentja e saj.

Të dyja fillimisht iu afruan një tavoline me kristale. Ndërsa përkëdheli kristalet, Meghan tha: "Më shiko! Unë kam fuqi shëruese. A mund t'i ndjeni fuqitë e mia?"

Më pas të dyja shkuan në një tavolinë që ofronte salca pikante të shoqëruara me patatina. Meghan u udhëzua të hante në mënyrë të çudtishme dhe të nxirrte biberonin me qumësht për të pirë pak.

Sjelljet e saj të pazakonta vijuan edhe në tavolinën e tretë. Shitësit u munduan të mos reagonin, por kush nuk do të çuditej nëse do të shihte sjellje të tilla nga dikush, imagjinojeni pastaj nga dukesha e Sussex.

Të këshilluara

Britney Spears sulmon Christina Aguliera-n

Britney Spears sulmoi ikonën e popit Christina Aguilera në Instagram të premten, duke e barazuar heshtjen e saj në luftën për kujdestarinë e Spears njësoj me gë...

11:18

Julia Stiles, nënë për herë të dytë

Aktorja e njohur Julia Stiles ka zbuluar së fundmi se do të  bëhet nënë për herë të dytë. Aktorja u shfaq me barkun e rrumbullakosur  në tapetin e kuq të shf...

16:35

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI