Flash

Selena Gomez do të sjell një platforma për shëndetin mendor

Lapsi.al 20 November 2021
Selena Gomez do të sjell një platforma për shëndetin mendor

Selena Gomez dëshiron të shkatërrojë stigmat rreth shëndetit mendor, kështu që u bashkua me nënën e saj, Mandy Teefy, dhe bashkëthemeluesen e Newsette, Daniella Pierson për të nisur WonderMind, një platformë e re që ka këtë si qëllim kryesor.

Duke folur për Entrepreneur, treshja tha se ishin frymëzuar për të krijuar WonderMind, pasi diskutuan nëse mund të bëhet më shumë për të normalizuar bisedat rreth shëndetit mendor dhe ndanë një shqetësim të përbashkët se, startup-et dhe aplikacionet e shumta të mirëqenies po turbullonin ujërat.

Kompania, e quajtur WonderMind, do të lançohet për herë të parë në shkurt të 2022-it.

29-vjeçarja zbuloi lajmin teksa u shfaq në kopertinën e Entrepreneur Magazine së bashku me partneret e saj.

Gomez ka folur hapur për vështirësitë e saj në vitin 2015 kur zbuloi se ishte diagnostikuar me lupus dhe kishte kaluar nëpër kimio për ta trajtuar atë, dhe në vitin 2017 iu desh t’i nënshtrohej një transplanti veshkash.

Ajo luftoi me ankthin, depresionin dhe sulmet e panikut si rezultat i lupusit të saj.

Në artikull, themeluesja e “Rare Beauty” theksoi rëndësinë e shëndetit mendor teksa detajoi vështirësitë e saj, veçanërisht kur bëhej fjalë për mediat sociale.

“Është një nga ato momente ku ndihem më afër mamit – jemi mbledhur për të folur për diçka që secili prej nesh e ka përjetuar në mënyrën e vet. Ishte e mrekullueshme.

Shëndeti mendor është diçka që e ndjej shumë afër, afër zemrës sime. Është shumë e rëndësishme që të ketë vende ku njerëzit mblidhen dhe kuptojnë se nuk janë vetëm në rrugëtimin e tyre të vështirë, ” - tha ajo për sipërmarrjen e saj të re.

Të këshilluara

Britney Spears sulmon Christina Aguliera-n

Britney Spears sulmoi ikonën e popit Christina Aguilera në Instagram të premten, duke e barazuar heshtjen e saj në luftën për kujdestarinë e Spears njësoj me gë...

11:18

Julia Stiles, nënë për herë të dytë

Aktorja e njohur Julia Stiles ka zbuluar së fundmi se do të  bëhet nënë për herë të dytë. Aktorja u shfaq me barkun e rrumbullakosur  në tapetin e kuq të shf...

16:35

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI