Flash

Kim Kardashian dhe Pete Davidson në një lidhje

Lapsi.al 19 November 2021
Kim Kardashian dhe Pete Davidson në një lidhje

‘Page Six’ ka mësuar ekskluzivisht se Kim dhe Pete janë zyrtarisht bashkë.

Lajmi për romancën e tyre vjen pas disa takimeve në vendlindjen e Davidson, New York City dhe vendlindjen e Kardashian në Los Angeles.

Pete së fundi udhëtoi në Kaliforni për ditëlindjen e tij të martën dhe kaloi kohë me Flavor Flav në rezidencën e nënës së Kim, Kris Jenner, Palm Springs.

Kardashian dhe Davidson u panë për herë të parë duke u kapur për dore në një xhiro në Knott’s Scary Farm në Kaliforninë Jugore më 29 tetor, menjëherë pas koncertit të saj “SNL” – ku dyshja ndanë një puthje gjatë një sketch-i.

Page Six zbuloi se aktori i “Big Time Adolescence” më pas pati një darkë private në në Staten Island, ku ata mundën të shijonin një darkë romantike.

Ndërsa Kim është e zënë me Davidson, ish- burri i saj, Kanye West, ka qenë në lidhje me modelen Vinetria.

Romanca e West dhe Vinetria dukej se mori një kthesë më serioze kur reperi, 44 vjeç, dhe bukuroshja infliuencer, 22 vjeç, morën pjesë në eventin e tyre të parë publik së bashku: ndeshjen debutuese të basketbollit të Donda Academy në Minneapolis.

“Ai e bën atë të ndihet mirë dhe ajo është e emocionuar për të parë se çfarë ndodh”, zbuloi burimi i brendshëm per US Weekly.

Të këshilluara

Qëllohet për vdekje reperi amerikan

Mediat e huaja kanë raportuar se reperi Young Dolph është vrarë në Memphis, SHBA. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Memphis të cilët kanë treguar se ...

16:58

Kivanc Tatlitug, baba për herë të parë

Aktori i njohur Kivanç Tatlitug dhe partnerja e tij, stilistja Basak Dizer do të bëhen së shpejti prindër! Sipas mediave turke, thuhet se stilistja 44-vjeçare ë...

16:13

Filmat më të rinj në Netflix (VIDEO)

“Netflix” ka publikuar filmat më të fundit. Nëse nuk dini kë film të shihni sot, ju sugjerojmë ti hidhni një sy listës më poshtë. 1. “Red Notice” ...

16:45

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI