Flash

Histori personale në këngën e re të Adele

Lapsi.al 19 November 2021
Histori personale në këngën e re të Adele

Adele nuk resht së na surprizuari me albumin e saj të ri, "30". Kënga e tretë, "My Little Love", përfshin një mesazh zanor të këngëtares, e cila përpiqet t'i shpjegojë divorcin nga Simon Konecki djalit të tyre të vogël, Angelo.

"Mami ka pasur shumë ndjenja të mëdha kohët e fundit," thotë Adele. "Ndihem pak konfuze."

Kur Angelo pyet pse, nëna e tij përgjigjet:

"Më duket sikur nuk e di vërtet se çfarë po bëj."

"Oh, fare?" djali i saj pyet me theksin e tij britanik, të cilin Adele e imiton ëmbël, "Fare".

Më vonë, këngëtarja i shpjegon Angelo-s:

"Unë e dua babin tënd, sepse ai më dha ty. Ti je gjysma ime dhe gjysma e tij.”

Mes të tjerash, në tekstin e këngës "My Little Love", Adele i thotë të birit fjalët zemërthyese:

"E di që ndihesh i humbur / Është plotësisht faji im".

Adele dhe Konecki njoftuan ndarjen e tyre në prill të vitit 2019 dhe ajo paraqiti kërkesën për divorc në shtator. Divorci u finalizua në mars të këtij viti.

Adele foli për përfshirjen e mesazheve zanore personale në albumin e fundit, në një intervistë për Vogue këtë muaj, duke thënë se albumi në tërësi synon t'u përgjigjet disa pyetjeve që Angelo mund të ketë për prindërit e tij kur të rritet.

"Doja t'i shpjegoja atij, përmes këtij disku, kur ai të jetë në të 20-at ose 30-at e tij, kush jam unë dhe pse zgjodha vullnetarisht të shpërbëja të gjithë jetën e tij në kërkim të lumturisë sime," tha ajo për British Vogue. “Kjo e bënte atë vërtet të palumtur ndonjëherë. Dhe kjo është një plagë e vërtetë për mua që nuk e di nëse do të jem në gjendje ta shëroj ndonjëherë.”

Angelo mbushi 9 vjeç në tetor dhe me shumë mundësi do t’i duhen edhe pak vite që t’i kuptojë mesazhet e së ëmës.

Të këshilluara

Qëllohet për vdekje reperi amerikan

Mediat e huaja kanë raportuar se reperi Young Dolph është vrarë në Memphis, SHBA. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Memphis të cilët kanë treguar se ...

16:58

Kivanc Tatlitug, baba për herë të parë

Aktori i njohur Kivanç Tatlitug dhe partnerja e tij, stilistja Basak Dizer do të bëhen së shpejti prindër! Sipas mediave turke, thuhet se stilistja 44-vjeçare ë...

16:13

Filmat më të rinj në Netflix (VIDEO)

“Netflix” ka publikuar filmat më të fundit. Nëse nuk dini kë film të shihni sot, ju sugjerojmë ti hidhni një sy listës më poshtë. 1. “Red Notice” ...

16:45

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI