Flash

Dhunoi bashkëshorten dhe djalin e mitur, arrestohet 50-vjeçari në Fier

Lapsi.al 19 November 2021
Dhunoi bashkëshorten dhe djalin e mitur, arrestohet 50-vjeçari

Policia e Fierit ka vënë në pranga 50-vjeçarin H.D., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të mitur 14-vjeç.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe 24-vjeçari B.R, banues në Fier, pasi në kundërshtim me Gjykatën ka shkuar te banesa e nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Më tej uniformat blu njoftojnë se është proceduar edhe 46-vjeçari P.V., pasi duke drejtuar automjetin tip “Shevrolet”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjet 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

"-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit H. D., 50 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur 14 vjeç.

-Po nga këto struktura, u procedua penalisht shtetasi B. R., 24 vjeç, banues në Fier, i cili në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar te banesa e nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin P. V., 46 vjeç, banues në Ballsh pasi duke drejtuar automjetin tip “Shevrolet” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjet 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI