Flash

Arrestohet 40-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në Gjirokastër

Lapsi.al 19 November 2021
Arrestohet 40-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 40-vjeçar me precedent të theksuar kriminal. Sipas uniformave blu është prangosur Spiro Dede, 40 vjeç, banues në Durrës (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim).

Arrestimi i tij  u bë pasi në aksin nacional Kakavijë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, është kapur në flagrancë duke transportuar me një automjet “Volksëagen” që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 300 euro për person.

40-vjeçari akuzohet për veprat penale, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë ta parregullt”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim, S. Z., 23 vjeç, banues në Durrës, i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

"Vijon operacioni policor i koduar “Muzgu”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Vihet në pranga 1 shtetas me precedent të theksuar kriminal. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 40 vjeç, banues në Durrës (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin nacional Kakavijë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, është kapur në flagrancë duke transportuar me një automjet “Volksëagen” që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 300 euro për person.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. Z., 23 vjeç, banues në Durrës, i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit S. D. i është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe mjeti i mprehë (thikë).

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI