Momente të tensionuara u regjistruan mëngjesin e së enjtes në Gjykatën e Fierit, teksa pritej të niste seanca për masën e sigurisë për 38-vjeçarin Klodian Çalamani, i akuzuar për vrasjen e të miturit Mateo Vaslliu, dy ditë më parë në Daullas. Familjarët e viktimës kanë kërkuar të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit dhe kanë hyrë me forcë në ambientet e gjykatës për t'u përballur me autorin e këtij krimi të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.
Policia ka tentuar t’i ndalojë, por përplasja ka qenë tepër e fortë dhe kanë ndërhyrë dhe njerëz të tjerë që ishin të pranishëm në gjykatë për të qetësuar situatën dhe nxjerrë familjarët e Mateos jashtë. 38-vjeçarin Klodian Çalamani dy ditë më parë e qëlloi me kazmë të miturin dhe tentoi të fshihte trupin në oborrin e banesës, në një nga krimet më të rënda të regjistruara kohët e fundit.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/WhatsApp-Video-2021-11-18-at-11.34.28-AM.mp4"][/video]