Flash

Peticion për rikthimin e dënimit me vdekje/ Familjarët e Mateos mbledhin firmat për dënimin e Klodian Calamanit

Lapsi.al 18 November 2021
Peticion për rikthimin e dënimit me vdekje/ Familjarët e Mateos

Disa dhjetëra banorë të Fierit janë mbledhur në qendër të qytetit për të firmosur një peticion për rikthimin e dënimit me vdekje. Ata kërkojnë dënimin kapital për Klodian Çalamanin, autorin e dyshuar të vrasjes së Mateo Vasiut.

Babai i 8-vjeçarit Mateo ka prirë, familjarët të cilët janë mbledhur tek sheshi i qytetit për të kërkuar sa më shumë mbështetës.  I tronditur, ai kërkon drejtësi për të birin. Edhe banorë të tjerë të qytetit, të mbledhur në sheshin kryesor, kërkojnë dënimin me vdekje për 38-vjeçarin, i cili e ka pranuar kryerjen e krimit makabër pasi është marrë në pyetje nga Policia.

“Këta njerëz duhen varur. Të varet njëri këtu që të marrin frikë dhe të mos vriten njerëzit. Kemi nipër e mbesa, kemi frikë t’i nxjerrim te dera”, tha një e moshuar. “Po të isha unë në vend të tij o Zot çdo të bëja… Shumë poshtërsi e madhe, edhe për Fierin. Ligjin e bëjnë ata atje, atë që do populli. Kur t’u shkojë në shtëpinë e tyre do ta marrin vesh, sepse nuk do të jenë përherë ministra e kryeministra”, tha një burrë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI