Flash

Mandat i pakufizuar për prokurorët e SPAK/ Ministri i Drejtësisë: Kërkesa është legjitime, por mund të presë

Lapsi.al 18 November 2021
Mandat i pakufizuar për prokurorët e SPAK/ Ministri i

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se kërkesa e SPAK për mandat të pakufizuar për prokurorët e vet, është legjitime. Ndonëse u shpreh i hapur për bisedime, Manja tha se kjo është një cështje që mund të presë, dhe se do të kërkojë ndryshime në Kushtetutë në rast miratimi të kërkesës së tyre.

“Përcaktimi i mandatit është i sigluar në Kushtetutë, prandaj do të duhet të ulemi me ta dha ta diskutojmë, sepse nëse do të ketë ndryshim, do të duhet të preket Kushtetuta. Pa dyshim që kërkesa e tyre është legjitime, për sa kohë mandati i gjykatësve është i pakufizuar. Por kjo është një çështje që pret”, tha Manja duke folur për gazetarët në mbyllje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Dy ditë më parë, Struktura e Posaçme Antikorrupsion kërkoi ndryshimin e ligjit që kufizon mandatin e prokurorëve pjesë të saj. Në një kërkesë drejtuar komisionit të ligjeve në Kuvend, SPAK pretendon se kufizimi i mandatit të prokurorëve nuk i shërben luftës kundër korrupsionit. SPAK thotë se kufizimi i mandatit të prokurorëve në 9 vite, nuk aplikohet për gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme dhe është i gabuar të aplikohet edhe për prokurorët për disa arsye, si investimi për trajnimin e prokurorëve, kohën e gjatë që harxhohet për emërimin e tyre nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por edhe për faktin se, sipas SPAK, në funksionet me mandat të kufizuar, është konstatuar se në vitin e fundit të mandatit, funksionari mendon për të gjetur një zgjidhje të favorshme punësimi pas mbarimit të mandatit dhe jo të kryejë detyrën që i është ngarkuar.

Momentalisht, SPAK ka të emëruar 9 prokurorë, nga 15 që duhet të ketë sipas ligjit. Ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit, ka në përbërje vetëm 28 hetues nga 60 që duhet të ketë sipas ligjit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI