Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kivanc Tatlitug, baba për herë të parë

Lapsi.al 18 November 2021
Kivanc Tatlitug, baba për herë të parë

Aktori i njohur Kivanç Tatlitug dhe partnerja e tij, stilistja Basak Dizer do të bëhen së shpejti prindër! Sipas mediave turke, thuhet se stilistja 44-vjeçare është 3 muajshe shtatzënë dhe ende nuk dihet gjinia e bebit. Lajmet se Basak Dizer ishte shtatzënë nisën të qarkullonin që qershorin e kaluar. Dizer mohoi pretendimin e shtatzënisë duke iu përgjigjur një postimi në Instagram ku një mikeshë e uronte.

"Unë nuk jam shtatzënë. Është një lajm i rremë që bëhet rregullisht çdo vit", tha Basak.

Por kësaj radhe duket se lajmi është i vërtetë. Dizer dhe Tatlitug preferojnë ta mbajnë dashurinë e tyre gjithmonë larg syrit të publikut. Mirëpo duke qenë një çift kaq i famshëm, kjo është diçka e vështirë për ta. Ata u martuan në një ceremoni të thjeshtë në Paris, 5 vite më parë.

Të këshilluara

Filmat më të rinj në Netflix (VIDEO)

“Netflix” ka publikuar filmat më të fundit. Nëse nuk dini kë film të shihni sot, ju sugjerojmë ti hidhni një sy listës më poshtë. 1. “Red Notice” ...

16:45

Burak Ozcivit rrezikon 4 vite burg

Aktori turk Burak Özçivit është akuzuar se në një proces gjyqësor ka fyer punëtorët në xhirimet e filmit “Kurulus: Osman” dhe rrezikon katër vite burg. Sipas f...

12:20

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI