Flash

DiCaprio sërish në mbrojtje të Vjosës

Lapsi.al 18 November 2021
DiCaprio sërish në mbrojtje të Vjosës

Aktori Leonardo di Caprio është një ndër zërat më të njohur që ka kërkuar vazhdimisht që Vjosa të shpallet Park Kombëtar në mënyrë që të jetë e mbrojtur nga digat apo projekte të tjera që mund ta dëmtojnë. Fituesi i çmimit “Oscar” ka bërë sërish thirrje në një postim në Instagram për mbrojtjen e Vjosës dhe thotë se një Park Kombëtar do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar.

“Aktivistët me @blueheartrivers kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera. Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar. Ndiqni linkun në bio për të nënshkruar peticionin për të shtuar zërin tuaj për të bërë #VjosaNationalParkTani”, shkruan aktori.

Të këshilluara

Britney Spears: Dua të bëhem sërish mama

Këngëtarja Britney Spears, ka zbuluar së  fundmi se dëshiron të bëhet sërish nënë. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Britney ka publikuar një fotografi...

15:22

Kanye West dhe Drake pajtohen pas 12 vitesh

Reperët e njohur Kanye West dhe Drake  janë pajtuar pas 12 vitesh. Përmes rrjetit social ,Instagraam, Kanye ka publikuar një foto të tyre së bashku me mikun ...

14:30

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI