Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mes Irina Shayk dhe Bradly Cooper mund të ketë një rikthim

Lapsi.al 17 November 2021
Mes Irina Shayk dhe Bradly Cooper mund të ketë një rikthim

Ish-çifti, Bradley Cooper dhe Irina Shayk, janë parë të afërt me njëri-tjetrin gjatë një shëtitjeje në New York.

Të dy me një veshje elegante, ecnin krah për krahë dhe thuhet se po shkonin në shtëpinë e Cooper.

Ata ndajnë një vajzë 4-vjeçare, Lea, dhe Shayk më parë ka thënë për Elle se ajo e përçmon fjalën "bashkëprindërim".

“Nuk e kam kuptuar kurrë termin bashkëprindërim. Kur jam me vajzën time, jam 100% nënë, dhe kur ajo është me babin e saj, ai është 100% babai i saj. Bashkëprindërim do të thotë thjesht prindër,"- tha Shayk.

Shayk shpjegoi gjithashtu pse heziton të flasë për marrëdhënien e saj me aktorin e, me të cilin ishte në një lidhje nga 2015-2019.

"Marrëdhënia ime e kaluar, është diçka që më përket mua dhe është private," tha ajo. “Është vetëm një pjesë jetës sime që nuk dua ta shpreh”.

Shayk ishte gjithashtu e ngurtë kur u pyet për lidhjen e saj të përfolur me Kanye West, me të cilin thuhet se u takua për pak kohë pas ndarjes së yllit nga Kim Kardashian në fillim të këtij viti.

Të këshilluara

The Rock: Dua të jem James Bond i ri

Daniel Craig, 53 vjeç, i cili për herë të parë mori rolin e agjentit 007 për filmin Casino Royale të vitit 2006, ka vendosur të heqë dorë pas “No Time To Die” ...

09:43

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI