Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Jeff Bezos kritikohet për vlerën që dhuroi për bamirësi

Lapsi.al 17 November 2021
Jeff Bezos kritikohet për vlerën që dhuroi për bamirësi

Njerëzit mund të mos e pëlqejnë vërtet këtë person, që ka një ndikim të madh në planet.

Jeff Bezos po diskutohet së fundmi, pasi dhuroi 500,000 dollarë për bamirësi.

Themeluesi i Amazon dhe e dashura e tij Lauren Sanchez shkuan në Pacific Design Center (qendër për nevojat e komunitetit të dizajnit, argëtimit, artit etj.) në West Hollywood të shtunën mbrëma, për një event bamirësie – dhe prania e tij, ose të paktën prania e portofolit të tij, nuk u prit ngrohtësisht nga turma.

"Të gjithë prisnin që ai të dhuronte diçka," tha një burim i brendshëm për njeriun e dytë më të pasur në botë, "Por ai nuk e bëri. Pastaj dikush dhuroi një milion dollarë. Dhe më pas, pak më vonë, [Bezos] dhuroi 500,000 dollarë. Nga dhoma dëgjohej një rënkim.”

"Nëse dikush tjetër mund të dhurojë një milion, Jeff Bezos mund të dhurojë më shumë se një milion," thanë ata.

Mund të duket një reagim i pahijshëm, duke pasur parasysh se ai humbi gjysmë milioni - derisa të kujtoni se Bezos mund fitojë rreth 142,667 dollarë në minutë. Pra, ai në teori dhuroi më pesë minutat që kaloi për ta vendosur këtë fakt.

Në event u nderua Vanessa Bryant me çmimin Giving Tree për mbështetjen e saj të gjatë të bamirësisë. Ajo nderoi bashkëshortin e saj të ndjerë Kobe, i cili gjithashtu kishte qenë një dashamirës i organizatës.

Të këshilluara

The Rock: Dua të jem James Bond i ri

Daniel Craig, 53 vjeç, i cili për herë të parë mori rolin e agjentit 007 për filmin Casino Royale të vitit 2006, ka vendosur të heqë dorë pas “No Time To Die” ...

09:43

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI