Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

“The Crown” i shkakton ankth oborrit mbretëror

Lapsi.al 16 November 2021
“The Crown” i shkakton ankth oborrit mbretëror

Anëtarët e familjes mbretërore thuhet se janë të shqetësuar rreth sezonit të ardhshëm të seralit "The Crown" në Netflix, i cili do të portretizojë Mbretëreshën dhe familjen e saj. Sipas The Sun, anëtarët e monarkisë britanike "kanë kërkuar këshilla ligjore".

Një burim vuri në dukje se familja mbretërore është në gjendje të padisë shërbimin e transmetuesit, Netflix. Ekspertët nga firmat ligjore të Mbretëreshës Elizabeth - Farrer & Co dhe Harbottle& Lewis - thuhet se e kanë dhënë këshillën ligjore, raportoi Sun.

Sezoni 5 i "The Crown" do të tregojë familjen përmes mesit të viteve 1990 dhe përballjen me sprovat dhe mundimet e të qenit mbretëror. Të gjithë sytë do të jenë te Princesha Diana dhe Princi Charles teksa përpiqen të shpëtojnë martesën e tyre të shkatërruar.

Imelda Staunton do të marrë rolin e Mbretëreshës nga Olivia Colman, Elizabeth Debicki do të portretizojë Princeshën e ndjerë të Uellsit dhe Dominic West është zgjedhur si Princi Charles.

“Ky serial do të jetë më i diskutuari ndonjëherë. Ai ka të bëjë me ngjarje që janë ende të papërpunuara për shumë njerëz,” shtoi burimi i brendshëm i Sun.

Të këshilluara

Të gjithë një pyetje për Kate Middleton

Familja Mbretërore (pa Mbretëreshën, e cila duhej të tërhiqej minutën e fundit për shkak të një dëmtimi në shpinë) u mblodh të dielën për Shërbimin Kombëtar të ...

12:01

Familja mbretërore, gati të padisë Netflix

Familja mbretërore thuhet se mund të padisë Netflix për “The Crown”. Avokatët pretendojnë se familja mbretërore mund ta padisë gjigandin e transmetimit me prete...

17:02

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI