Flash

Preç Zogaj: Idhtarët e foltores, si maoistët e revolucionit kulturor

Lapsi.al 16 November 2021
Preç Zogaj: Idhtarët e foltores, si maoistët e revolucionit

Analisti dhe ish deputeti demokrat Preç Zogaj, që kohët e fundit është afishuar pro Bashës ka analizuar 4200 nënshkrimet e mbledhura nga berisha dhe ka shpjeguar se përse thirrje e kuvendit Kombëtar prej tyre është e pavlefshme. Por duke shkuar përtej debatit siërfaqssor se cila është data e duhur 11 apo 18, Zogaj është rekur të dekonstruktojë edhe mitin mbi të cilin po ngrihet fortuna e doktorrit. Sipas tij ajo mbështetet mbi shpikjen spekulative të Berishës: “Anëtarësia” kundër “Përfaqësisë”.

Dhe duke e bërë këtë ai ka vizatuar përshkrimin e tij për antarësisë e foltores:"këta firmëtarët që Berisha i quan “anëtarësia” janë vetëm një e njëzeta e anëtarësisë së Partisë Demokratike që ka tetëdhjetë mijë anëtare, me sa dihet. Këta firmëtarë janë “përfaqësues” gjithashtu, njëlloj si Basha, Bardhi e drejtuesit e tjetër me radhë, sepse janë sekretarë dhe kryetarë seksionesh, grupseksionesh, nëndegësh, degësh, anëtarë të këshillit kombëtar" ka shkruar ai në një opinion për Panorama.

Sipas Zogajt ata janë të ngjashëm me falangat e revolucionit kulturor maoist në fundin e viteve '60 të shekullit të shkuar:“Anëtarësia” prej katër mijë vetësh janë në vështrimin e Berishës si hunveibinët e revolucionit kulturor kinez të kohës se Mao Ce Dunit që rrethonin zyrat e shtetit, poshtëronin e linçonin “burokracinë”, zyrtarët e shënjuar me gisht nga “timonieri i madh”, u fusnin lepurin në bark të tjerëve, të gjithë këto në emër të “vijës së masave”, turmave të manipuluara që politikanët autokratë e diktatorë e kanë zakon t’ua ndërsejnë kundërshtarëve të tyre për të larë hesape me ta".

©Lapsi.al

Të këshilluara

Gjendet një person i pajetë në Sarandë

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjashtë, të bashkisë Sarandë. Nga hetimet e para identifikohet se personi është Spiro Denjeli, 77 ...

10:48

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI